Ballafaqimi mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe asaj malazeze Buduçnosti nga Podgorica, u ndërpre në minutën e 17-të.
Cila ishte arsyeja e ndërprerjes?
“Pas situatës (të padiskutueshme) në zonën e rreptësisë së vendasve, kanë nisur trazirat mes tifozëve.
Në tribunat ku ndodheshin tifozët e të dyja skuadrave (!?) fluturonin karrige dhe në fushë ranë disa pishtarë”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.
Ndërhyri policia dhe tifozët mysafirë, “Varvari” u futen në fushë dhe më pas filluan të gjuanin me gurë.
Siç raporton media malazeze, tensionet u bartën në fushë, pati incidente, ndërsa portieri i Buduçnostit Pavliçiq u godit në kokë.
Mirëpo situata u qetësua shpejt, pas rreth 20 minutash, por delegati Miodrag Gardasheviq vendosi të mos e vazhdojë ndeshjen.