nderohen policet e rene ne krye te detyres mesazhi i drejtorit skender hita uniforma vije e padukshme mes jetes dhe sakrifices 69f9d5f0eb953

Nderohen policët e rënë në krye të detyrës, mesazhi i drejtorit Skënder Hita: Uniforma, vijë e padukshme mes jetës dhe sakrificës

May 5, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, u zhvilluan homazhe në nder të efektivëve të rënë në krye të detyrës, në një ceremoni ku morën pjesë drejtues të lartë të institucioneve të sigurisë dhe familjarë të dëshmorëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, në fjalën e tij theksoi simbolikën e kësaj dite për çdo punonjës policie, duke e cilësuar uniformën si një betim dhe përgjegjësi që shkon përtej detyrës së përditshme.

“5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe të Atdheut, është një ditë kur uniforma nuk shihet vetëm si detyrë, por si betim, si një vijë e padukshme mes jetës së zakonshme dhe sakrificës së jashtëzakonshme.

Për çdo punonjës policie, kjo ditë është edhe pasqyrë, edhe thirrje. Pasqyrë për të parë se çfarë peshe ka uniforma që mbajmë. Dëshmorët tanë na mësojnë se uniforma nuk nderohet nga grada, por nga karakteri. Nuk ndriçon nga metali i stemës, por nga morali i njeriut që e mban.

Në emër të Policisë së Shtetit, sot shpreh përuljen më të thellë për të gjithë punonjësit e Policisë që dhanë jetën në krye të detyrës.

Për ata që u nisën në mëngjes me uniformë dhe nuk patën kohë të thoshin lamtumirë, por u kthyen në përjetësi me flamur, duke lënë pas një mesazh që nuk shuhet, se detyra kur vishet me ndershmëri, bëhet më e madhe se jeta.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haskuka lvv fiton serish mbi 50 dhe nuk perjashtohet as arritja e 70 deputeteve 69f9d58b6d6f3
Lajmi i mëparshëm

Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

parlamenti rumun rrezon kryeministrin ilie bolojan 69f9d63d47036
Lajmi i radhës

Parlamenti rumun rrëzon kryeministrin Ilie Bolojan

Të fundit nga

Armëpushimi nuk ka mbaruar, këmbëngul Hegseth

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth është përgjigjur në pyetjen është nëse armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar, gjë që ai e mohon. “Në fund të fundit, ky është një projekt
ShkoLartë