Ndërmjetësi i FIFA-s, flet për Dybalan

1 minut lexim

Ndërmjetësi i FIFA-s, Christian Zaccardo, ish-mbrojtës historik i disa skuadrave italiane dhe kampion bote me Italinë në 2006-ën, ka folur për Tuttomercatoweb në lidhje me situatën e Paulo Dybala.

“Është një lojtar shumë i rëndësishëm. I dobishëm për të gjitha skuadrat. Më janë dinamikat e rrogës, parametra që nuk mund të arrihen nga të gjithë. Do të rriste nivelin e çdo skuadre”, ka thënë Zaçardo.

“Inter, Roma ose Napoli? Këto janë lajmet që qarkullojnë. Inter-i nuk më duket një zgjidhje e mirë për shkak të modulit të lojës. Do ta shihja mirë te Napoli, Roma dhe Milan-i për shkak të sistemit të lojës”.

Për Milan-in: “Ka ndryshuar pronësia. Maldini dhe Massara do të kërkojnë të përforcojnë skuadrën. De Ketelaere është shumë i mirë. Milan-i ka treguar se di të integrojë në ekip futbollistë funksionalë”.

Do të shohim se si do të mbyllet çështja e lidhur me të ardhmen e Paulo Dybala-s dhe në cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti për të dielën, temperaturat deri në 31 gradë

Story i radhës

LSDM: Mickoski zgjodhi të shuarën, e armdhmja jonë në BE

Të fundit nga