Ndërmarrjet e Maqedonisë me borxhe të larta

January 29, 2022
min lexim

Me vite një pjesë e ndërmarrjeve publike në pronësi të shtetit dhe komunave kanë borxhe të mëdha. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se kompanitë në pronësi të shtetit në nivel lokal apo qendror së bashku kanë borxh prej afër 238 milionë euro. Një pjesë e madhe e borxheve ndërlidhen me kreditë nga e kaluara, si dhe faturat e papaguara për energji elektrike, ujë dhe obligime të tjera ndaj ndërmarrjeve të tjera dhe shtetit si dhe borxhe ndaj tatimorëve për tatime dhe kontribute të papaguara.

Një nga zgjidhjet për borxhet e grumbulluara me vite apo edhe dekada, shikohet edhe në privatizimin e pjesshëm të tyre apo edhe në modelin e partneritetit publiko-privat. Në fund të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare, ndërmarrjet publike shtetërore dhe shoqatat aksionare kanë pasur borxh prej afër 180 milionë euro, ndërsa ato komunale kanë pasur borxh prej 59 milionë euro. Borxhli më i madh me 82.8 milionë euro janë Resurset Energjetike të Maqedonisë, si rrjedhojë e borxhit të vjetër prej 90 milionë euro nga viti 2015 për ndërtimin e tre linjave të gazsjellësit në vend. Pritet që me lëshimin në përdorimin të gazsjellësit kjo ndërmarrje të fillojë të ketë profit dhe të ulë gradualisht edhe borxhin e saj.

.

Në vendin e dytë me borxh prej 65 milionë euro renditet edhe një ndërmarrje që me vite ka borxhe, ajo hekurudhës “Transporti”, pason Ekonomia e ujërave me 4.9 milionë euro, dhe Posta me afër 940 mijë euro borxh. Borxh më të lartë me afër 3.8 milionë euro nga ndërmarrjet shtetërore në pronësi të shtetit ka Radio Televizioni i Maqedonisë.

Nga ndërmarrjet komunale me 8.6 milionë euro borxh prin Sistemi i Kolektorit të Shkupit me 8.6 milionë euro, Ujësjellësi i Kumanovës me 8.1 milionë euro, Ujësjellësi në Shkup me 7.4 milionë euro, ndërmarrja komunale e Tetovës me 4.9 milionë dhe Ujësjellësi i Ohrit me borxh prej 4.8 milionë euro. Eksperti i financave Pavle Gaçov vlerëson se menaxhimi joefikas me ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare, është problem kryesor i tyre, që përfshin edhe ndikimin e madh të politikës. “Ndërhyrja në punën e këtyre kompanive nga ana e politikës, ku ka mbi punësime, mungesë e menaxhmentit profesional, dhe respektimin e ligjeve që imponon kapitali, ka sjellë një situatë të tillë. Ato shpejt mund të bëhen efikase njësoj si kompanitë private”, shton më tej Gaçov. Sipas tij, në aspektin e harxhimeve në pjesën më të madhe të këtyre kompanive publike dominojnë pagat, që udhëzon për mbi punësim, që nuk po sjell edhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve të tyre. Mbetet që të përmirësohet edhe punësimet në këto ndërmarrje duke punësuar kuadër me cilësor .

Në 129 ndërmarrje publike në tërë Maqedoninë e Veriut janë të punësuar mbi 17.872 persona, tregon Regjistri i të punësuarve në sektorin publik i para pesë viteve. Kjo paraqet një dyfishim të të punësuarve në këto kompani në raport me dhjetë vite më parë. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit në vitin 2007, në ndërmarrjet publike kanë qenë të punësuar 8.299 persona, që do të thotë dyfishimin e tyre në periudhën 2007-2017.

Ekonomistët thonë se jo çdoherë për kompanitë shtetërore vlen rregulli si për kompanitë e tjera në sektorin privat se rezultatet financiare të një kompanie janë treguesi kryesore për suksesin e tyre për shkak se shpesh për reformat e nevojshme në punën e tyre mungon vullneti politik nga lartë. Gjithashtu ato shpesh ballafaqohen me mungesë investimesh, pajisje të vjetruar, borxhe të akumuluara ndër vite, kryerjen e punëve me interes publik për shkak të së cilave shpesh tregojnë humbje apo edhe mbi-punësim, ku shpesh për numrin e tepërt të punëtorëve dhe lëshimin e tyre eventual nga puna më shumë rëndësi ka momenti social dhe politik se sa ai ekonomik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tabaku: Qeveria nuk tregon të vërtetën, ajo e rriti borxhin publik në 92%

Story i radhës

Ветеното наскоро реалност – Од први март поевтин паркинг во Скопје

Të fundit nga

MPB pajiset me automjete të reja

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në rrethin e ministrisë zyrtarisht ka vënë në funksion disa nga automjetet të blera për nevoja të njësive organizative të MPB-së dhe BSP. “Në
ShkoLartë