Tabaku: Qeveria nuk tregon të vërtetën, ajo e rriti borxhin publik në 92%

January 29, 2022
1 minut lexim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se niveli 80 për qind i borxhit publik është shumë i lartë, por jo real, pasi sipas saj, nëse do përfshihej borxhi i fshehur i Arbitrazhit dhe gjithashtu edhe PPP-të që duhet të kontabilizohen si të tillë borxhi real sot është 92% i PBB-së.

Ajo ishte e ftuar në emisionin RinOn, ku argumentoi se justifikimet e qeverisë me tërmetin dhe pandeminë janë alibi pa bazë pasi qeveritë janë votuar pikërisht për këto situata. Sipas saj, u mor një borxh 1 mld euro gjatë pandemisë dhe vetëm 120 mln euro u dhanë si ndihmë për ekonominë, të gjitha borxhet e rindërtimit janë mbartur për në vitin aktual.

“Vlera e saktë e borxhit sipas Tabaku, duhet të shihet nën dritën e KLSH dhe raporteve të FMN. KLSH raporton se faturat e Gjykatës së Arbitrazhit duhet të ishin llogaritur në Borxhin Publik sikundër FMN thotë që PPP duhet të ishin llogaritur gjithashtu. Llogaritur të gjithë këto shkojnë në 12% të GDP-së, shtuar borxhin 80.1% shkojmë në 92% të GDP”, u shpreh znj. Tabaku.

Nënkryetarja e PD u shpreh se çështja e borxhit është një debat i nxehtë pasi është diskutuar shumë shpesh në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave duke qenë se disa javë më parë është marrë EUROBOND 700 mln euro. Borxhi i rritur sipas saj dhe mënyra se si qeveria po e merr atë e ka kthyer në një risk të madh buxhetin e shtetit.

“Për herë të parë në 20 vitet e fundit borxhi kalon nivelin e 80% të PBB dhe reali është në 92%. Kjo është një vijë e kuqe sepse pagesat e interesit janë rritur për borxhin dhe shkojnë në rreth 100 mln euro dhe ndërkohë që borxhi merret vazhdimisht për të shlyer borxhin”, tha ajo.

Borxhi rritur, sipas Tabakut, duhet të na shqetësojë edhe si ekspertë por edhe si politikanë në lidhje me financat publike pasi na rrezikon buxhetin në periudhën afatmesme dhe atë afagjatë.

Ajo mendon se rreziku më i madh i ekonomisë janë PPP-të korruptive që po paguhen me borxhin e rritur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fazliu e kalon rrethin e parë pa luftë

Story i radhës

Ndërmarrjet e Maqedonisë me borxhe të larta

Të fundit nga

Erolldi dhe Diola publikojnë momente intime

Erolldi dhe Diola këto ditë kanë vendosur t’i kalojnë në vende të nxehta siç është Maldive. Çifti kanë vendosur të ndajnë momente të lumtura mes tyre nuk ka munguar as puthja. Nga
ShkoLartë