ndarja nga jeta i skender halucit ish ministri i drejtesise eduard halimi ishim shoke per me shume se tri dekada 6a7dafb3dc6bf

Ndarja nga jeta i Skënder Halucit, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Ishim shokë për më shumë se tri dekada!

August 13, 2026
min lexim

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, në moshën 64-vjeçare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Halimi shprehet i tronditur nga lajmi, ndërsa kujton njohjen dhe miqësinë e gjatë me Halucin, duke thënë se e kishte njohur rreth 35 vite më parë në Fakultetin e Drejtësisë.

Halimi tregon se Haluci i kishte rrëfyer gjatë viteve të universitetit për dënimin me vdekje që kishte marrë gjatë regjimit komunist, nën akuzën për një atentat të pretenduar ndaj Ramiz Alisë.

“Sot më rëndon mendimi se sa herë e shtymë atë drekën tonë. I shtyjmë takimet me miqtë dhe shokët, me bindjen se kemi kohë: jo sot, nesër; jo këtë javë, javën tjetër, jo në gusht por në shtator! Derisa vjen një ditë si kjo dhe kupton se koha nuk na është premtuar, nuk e kemi në dorë. Se disa takime, po i shtymë gjatë, mbeten përgjithmonë pa u bërë.”, shkruan ai.

Teksa përmend një takim që e kishin shtyrë vazhdimisht, Halimi shkruan se humbja e mikut i ka kujtuar se koha nuk është e garantuar dhe se disa takime, nëse shtyhen gjatë, mund të mbeten përgjithmonë pa u realizuar.

“Sot më rëndon mendimi se sa herë e shtymë atë drekën tonë. I shtyjmë takimet me miqtë dhe shokët, me bindjen se kemi kohë: jo sot, nesër; jo këtë javë, javën tjetër, jo në gusht por në shtator! Derisa vjen një ditë si kjo dhe kupton se koha nuk na është premtuar, nuk e kemi në dorë. Se disa takime, po i shtymë gjatë, mbeten përgjithmonë pa u bërë.”, shton ai.

Reagimi i plotë:

I pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Skënder Halucit, njeriut që regjimi komunist e kishte dënuar me vdekje!

Na bashkoi Fakulteti i Drejtësisë, 35 vjet më parë. Na afruan padyshim pikëpamjet tona politike, historitë familjare, por mbi të gjitha na lidhi një shoqëri e gjatë.

Kur, në fakultet, më tregoi për herë të parë se regjimi komunist e kishte dënuar me vdekje, nën akuzën për një atentat ndaj Ramiz Alisë, pothuajse nuk e besova. Ishte një histori që dukej e pabesueshme për ne që sapo po njiheshim. Prej asaj kohe u bëmë shokë dhe mbetëm të tillë për më shumë se tri dekada.

Sot më rëndon mendimi se sa herë e shtymë atë drekën tonë. I shtyjmë takimet me miqtë dhe shokët, me bindjen se kemi kohë: jo sot, nesër; jo këtë javë, javën tjetër, jo në gusht por në shtator! Derisa vjen një ditë si kjo dhe kupton se koha nuk na është premtuar, nuk e kemi në dorë. Se disa takime, po i shtymë gjatë, mbeten përgjithmonë pa u bërë.

Lamtumirë, miku im Skënder.

U prehsh në paqe!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

118 gjoba per mbipeshe te mjeteve te renda gjate korrikut 6a7daf3457534
Lajmi i mëparshëm

118 gjoba për mbipeshë të mjeteve të rënda gjatë korrikut

rusia sulmon ukrainen me 133 drone goditet treni me 340 pasagjere ne odessa vdesin makinisti dhe ndihmesi i tij 6a7db012c7b7c
Lajmi i radhës

Rusia sulmon Ukrainën me 133 dronë/ Goditet treni me 340 pasagjerë në Odessa, vdesin makinisti dhe ndihmësi i tij

Të fundit nga

ShkoLartë