118 gjoba per mbipeshe te mjeteve te renda gjate korrikut 6a7daf3457534

118 gjoba për mbipeshë të mjeteve të rënda gjatë korrikut

August 13, 2026
1 minut lexim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka shqiptuar 118 gjoba gjatë muajit korrik ndaj mjeteve të rënda që kanë tejkaluar peshën e lejuar.

Sipas Ministrisë, gjobat arrijnë vlerën e përgjithshme prej 68 mijë e 740 eurosh, prej të cilave 3 mijë e 900 euro u janë shqiptuar personave fizikë, ndërsa 64 mijë e 840 euro personave juridikë, përkatësisht kompanive.

“Kontrollet dhe matjet e peshës së mjeteve të rënda po vazhdojnë në terren nga ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim identifikimin dhe parandalimin e rasteve të tejkalimit të peshës së lejuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kontrollet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e dëmtimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin, ndërsa u ka bërë thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet e përcaktuara për peshën.

“Respektimi i këtyre rregullave ndihmon në mbrojtjen e investimeve në infrastrukturën rrugore, parandalimin e dëmtimit të rrugëve dhe rritjen e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 17866175851661
Lajmi i mëparshëm

“4News”: Gjendet i pajetë trupi i drejtorit të Alsat, Lirim Hajredini

ndarja nga jeta i skender halucit ish ministri i drejtesise eduard halimi ishim shoke per me shume se tri dekada 6a7dafb3dc6bf
Lajmi i radhës

Ndarja nga jeta i Skënder Halucit, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Ishim shokë për më shumë se tri dekada!

Të fundit nga

ShkoLartë