Sot në mëngjes, trupi i Lirim Hajredinit është gjetur në afërsi të qendrës tregtare Mavrovka, mëson “4news.mk.”
Sipas informacioneve të publikuara, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Për më shumë se 16 vjet, ai ka qenë drejtor operacional i televizionit të parë kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat.
Vendi është siguruar nga policia, ndërsa trupi do t’i nënshtrohet autopsisë.
Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe produksion televiziv. Krahas karrierës së tij menaxheriale, ai ka punuar edhe si përkthyes i literaturës profesionale.
Burimi: lajmpress.org

