vlen bdi e perdori marreveshjen e ohrit si bankomat personal 6a7d97630ddfb

VLEN: BDI e përdori Marrëveshjen e Ohrit si bankomat personal

August 13, 2026
1 minut lexim

Me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nga VLEN thonë se edhe këtë vit, për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, BDI po i mbledh në aheng privat kolltukofagët e vet.

Nga VLEN thonë se Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë private e BDI-së, por ajo është rezultat i sakrificës së një gjenerate të tërë.
“Ajo që nisi si akt i ndërgjegjes kombëtare, BDI-ja e zhbëri, duke e kthyer në bankomat për pasurim personal. Aq e gjatë është lista e të korruptuarve të BDI-së që e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për t’i mbushur xhepat, saqë edhe partneri ynë strategjik foli publikisht për “korrupsion endemik” dhe ua vuri vulën e korrupsionit pikërisht këtyre që sot rrahin gjoksin për “shqiptari””.
“Sado e dhimbshme të jetë, kjo është trashëgimia e pushtetit të tyre. Sopoti, Enciklopedia, “Shkupi 2014”, “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, përgjimet masive, Almiri i vogël, “Durmo Turs”, “Besa Trans”, “Ballkani i Hapur”, spitali modular, kazinotë dhe lojërat e fatit, arratisjet nga drejtësia, ndihma për arratisjen e Nikolla Gruevskit, shpëtimi i Sasho Mijallkovit përmes Artan Grubit dhe Enver Bexhetit, si dhe shumë hajni e manipulime tjera”.

“Kjo është e vërteta e tyre, të cilën nuk mund ta fshehin as me dokumentarë, as me video mesazhe e as me panele të paguara shtrenjtë. Marrëveshja e Ohrit u përket shqiptarëve. Nuk është tapi e Ali Ahmetit, as trashëgimi familjare e kolltukofagëve të BDI-së”, thonë nga VLEN.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me nje shume parash ne duar labinot rexha thumbon hapur ish banoret e big brother vip kosova 6a7d94bf4be6f
Lajmi i mëparshëm

Me një shumë parash në duar, Labinot Rexha thumbon hapur ish-banorët e Big Brother VIP Kosova

FB IMG 17866175851661
Lajmi i radhës

“4News”: Gjendet i pajetë trupi i drejtorit të Alsat, Lirim Hajredini

Të fundit nga

ShkoLartë