rusia sulmon ukrainen me 133 drone goditet treni me 340 pasagjere ne odessa vdesin makinisti dhe ndihmesi i tij 6a7db012c7b7c

Rusia sulmon Ukrainën me 133 dronë/ Goditet treni me 340 pasagjerë në Odessa, vdesin makinisti dhe ndihmësi i tij

August 13, 2026
1 minut lexim

Sulmet ruse me dronë ndaj Ukrainës kanë vijuar gjatë orëve të fundit në disa zona të vendit, ndërsa autoritetet ukrainase raportojnë për një valë të re sulmesh ajrore.

Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, Rusia lëshoi 133 dronë, nga të cilët mbrojtja ajrore arriti të interceptojë 111.

Përmasat e sulmeve dhe rreziku me të cilin përballen çdo ditë qytetarët janë evidentuar edhe në Kiev, ku një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një dron rus Geran-2, i përfshirë nga flakët pasi u godit nga mbrojtja ajrore, bie në mes të një rruge, mes automjeteve që qarkullojnë.

Ndërkohë, një tjetër sulm tragjik është regjistruar në rajonin e Odessa-s, ku një dron rus Shahed goditi motorin e një treni pasagjerësh.

Si pasojë e goditjes, humbën jetën makinisti dhe ndihmësi i tij. Treni, i cili transportonte 340 pasagjerë, po i afrohej një stacioni ku ishte planifikuar që udhëtarët të zbrisnin, pasi ishte konstatuar një kërcënim nga një dron.

Sipas autoriteteve, ekuipazhi i lokomotivës po përpiqej të ndalonte trenin dhe të krijonte mundësinë që pasagjerët të zbrisnin në mënyrë të sigurt. Megjithatë, droni ndryshoi papritur trajektore dhe goditi motorin, duke mos u lënë kohë makinistëve të reagonin.

Pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për të plagosur mes tyre. Ata u transportuan më pas drejt Odessa-s me autobusë.

Ngjarja vjen në një moment kur Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë në disa zona të Ukrainës, duke vënë në rrezik jo vetëm objektivat ushtarake dhe infrastrukturore, por edhe transportin civil dhe jetën e qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndarja nga jeta i skender halucit ish ministri i drejtesise eduard halimi ishim shoke per me shume se tri dekada 6a7dafb3dc6bf
Lajmi i mëparshëm

Ndarja nga jeta i Skënder Halucit, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Ishim shokë për më shumë se tri dekada!

olta gixhari pushton detin shfaqet bombastike 6a7db0decb298
Lajmi i radhës

Olta Gixhari “pushton” detin, shfaqet bombastike

Të fundit nga

ShkoLartë