Ndarja e kishës nga shteti

May 30, 2022
min lexim

Shkalla e ndarjes politike ndërmjet kishës dhe shtetit civil në shoqëri, është përcaktuar me strukturat juridike dhe me pikëpamjet juridike mbizotëruese që e përcaktojnë raportin e drejtë të religjionit të organizuar dhe shtetit të organizuar. Parimi i “dorës së zgjatur” sugjeron marrëdhëniet në të cilat dy aktorë politikë veprojnë ndër vete si organizata të pavarura nga njëra-tjetra. Në Francë zbatohet me përpikëri parimi i shekullarizimit (laïcité), ndërsa shoqëritë shekullare – si për shembull në Danimarkë dhe në Britani të Madhe –mbështesin formën e njohjes kushtetuese të religjionit shtetëror zyrtar. Po qe se kisha është e ndarë nga shteti, atëherë ai klasifikohet si shtet shekullar(laik, profan).

Ç’do të thotë në filozofi kishë e ndarë nga shteti? Filozofia e ndarjes së kishës nga shteti civil përputhet me filozofinë e shekullarizimit, të mosunitetit, të lirisë fetare dhe të pluralizmit religjioz, në saje të së cilës shtetet e Evropës kanë marrë përsipër role shoqërore të caktuara të kishës, në shtetin e mirëqenies. Kjo është një lëvizje shoqërore që ka shkaktuar popullatë kulturore-shekullare dhe sferë publike. Në praktikë, ndarja e kishës nga shteti ndryshon, nga ndarja e plotë e përcaktuar me kushtetutën e vendit, siç rasti në Indi dhe në Singapor, deri te religjioni shtetëror, si në Maldive (vend që përbëhet nga një varg ishujsh koralorë në Oqeanin Indian).

Në antikën e vonshme dhe në Evropën mesjetare – Kontribut të rëndësishëm për debatin mbi marrëdhënien juridike midis kishës dhe shtetit ka dhënë teologu dhe filozofi i krishterë, doktor i kishës, Shën Augustini(AugustinusAurelius, i mbiquajtur Shën Augustini i Hipos, i lindur në Afrikën e Veriut, 354-430). Në veprën  “Qyteti i Zotit” (De civitateDei, prej 413 deri në 426; Libri XIX, kapitulli 17) ai e ka hulumtuar raportin ideal midis “qytetit tokësor” dhe “qytetit të Zotit”. Në këtë vepër Augustini ka zbuluar se midis “qytetit tokësor” dhe “qytetit të Zotit” duhet gjetur pikat kryesore të prerjes, sidomos kur njerëzit duhet të jetojnë bashkë dhe në rajonin e caktuar në tokë. Augustini besonte se puna “e qytetit të përkohshëm” ka bërë të mundur krijimin “e qytetit qiellor” në tokë.

Ndër shekuj sundimtarët kanë sunduar me idenë e të drejtës hyjnore. Herë-herë, monarku e ka përdorur për ta mbështetur idenë se mbreti, në kuadër të kufijve të vet, duhet ta sundojë edhe mbretërinë e vet edhe kishën. Kjo teori njihet si Caesaropapism. Ai duhet të ketë pushtet të plotë mbi kishën dhe tërthorazi edhe mbi shtetin. Duhet shtuar se gjatë mesjetës ka ekzistuar doktrina katolike. Papa e kishte shpallur të drejtën e vet për t’i shembur mbretërit katolikë të Evropës Perëndimore dhe tentonte ta përdorë këtë – herë me sukses dhe herë jo – siç ishte rasti me HenrikunVIII* (HenryVIII, 1491-1547)në Angli dhe me HenrikunIII(HenryIII, 1207-1272). Pas kësaj, njerëzit filluan të mendojnë në duhej ndarë kishën nga shteti.  

Shënim: HenrikuVIIIpati gjashtë gra (Catherine e Aragonës, AnneBoleyn, JaneSeymour, Anne e Cleves-it, CatherineHoward, CatherineParr). Dy prej tyre i ekzekutoi, ndërsa dy i ndau. Përpjekjet për t’u ndarë nga gruaja e parë, mbretëresha e Anglisë, Katerina e Aragonës, e që u kundërshtuan nga papa, shpunë në ndarjen e Anglisë nga Kisha Katolike e Romës dhe tërthorazi, në vendosjen e protestantizmit. 

*   *   *

Në Perëndim, çështja e ndarjes së kishës dhe shtetit në mesjetë ishte e drejtuar ndaj monarkëve të cilët sundonin në segmentin shekullar, por e preknin pushtetin kishtar në sferën shpirtërore. Kjo kontradiktë e pazgjidhur në kontrollin përfundimtar të kishës shkaktoi krizën e pushtetit dhe të udhëheqjes, sidomos në kontestin e investimeve, që u zgjidh në Concordat, në vitin 1122. Me këtë, perandori hodhi poshtë të drejtën e zgjedhjes së klerikëve dhe të fshatarëve, simbole të forcës së tyre shpirtërore, e zgjedhjeve të garantuara sipas kanoneve të katedrales apo të abacisë si dhe shugurimin e lirë (dorëzimin prift).

Epoka e reformacionit – Në fillim të reformacionit protestant, frati gjerman,themelues ikishës protestante, MartinLuter(MartinLuther, 1483-1546)e formuloi doktrinën e dy mbretërive. Shtetari amerikan, president i katërt i ShBA-së, XhejmsMedison(JamesMadison, 1751-1836), i cili është një prej mbështetësve më të rëndësishëm të parimit të ndarjes së kishës nga shteti, thotë se veprat e Luterit për këto dy mbretëri, i kanë vënë themelet e strukturës moderne të shtetit shekullar.

Përfaqësuesit e reformacionit radikal – anabaptistët, idetë e Luterit i shfrytëzuan në drejtim të ri. I shfrytëzuan në veprat e murgut gjerman MikaelSatler (MichaelSattler, 1490-1527) i cili pajtohej me Luterin për ekzistimin e dy mbretërive, por kishin dallime në pikëpamje nëse këto dy mbretëri duhej të ishin të ndara. Sipas kësaj, besimtarët e pagëzuar nuk do të duhej të votonin, të shërbenin në shërbim publik apo të marrin pjesë në çfarëdo mënyre tjetër në “mbretërinë e paqes”. Në ditët e para të reformës radikale ka pasur shumë pikëpamje, ndërsa me kalimin e kohës, vizioni i Satlerit, në shekujt e ardhshëm u bë pozicion normativ i shumicës së anabaptistëve. Anabaptistët thoshin se religjionin kurrë s’do të duhej ta detyronte pushteti shtetëror, duke iu qasur çështjes së marrëdhënieve midis kishës dhe shtetit, sidomos kur është fjala për mbrojtjen e kishës nga shteti.

Gjatë vitit 1530 e më pas, HenrikuVIII(HenryVIII), i zemëruar nga refuzimi i papës KlementiVII* (Pope ClementVII, 1478-1534) për ta anuluar martesën e tij me Katerinën e Aragonës*, vendosi ta zgjidhë martesën në rrugë tjetër dhe të emërohet sundimtar i Kishës Anglikane. Më 1533 martesën e tij e shfuqizoi lideri i reformacionit anglez, kryepeshkop i Kenterberit (Canterbury), TomasKranmer(ThomasCranmer, 1489-1556). Monarkët e Britanisë së Madhe e mbajtën pushtetin kishtar në kishën anglikane të kohës së HenrikutVIII. Sot e kanë titullin e administruesit suprem të kishës anglikane. Në atë kohë vazhduan përndjekjet kishtare të mbretit HenrikuVIII. Për këtë arsye, katolikët tentuan ta kufizojnë pushtetin e tij:

 – u paraqit jokonformizmi(non-konformizmi);

– u paraqitën protestantët anglezë dhe antikatolicizmi igjeneralit dhe shtetarit anglez OliverKromuel(OliverCromwell, 1599-1658);

– u krijua bashkësia britanike;

– u ngritën akuza kundër katolikëve dhe të tjerëve që nuk iu bashkuan kishës anglikane.  

 

Shënim:

1. Besimi protestant lindi në Gjermani në shekullin XVI, gjatë reformacionit; ­

            2. Gjatë reformacionit, MikaelSatleri e la Kishën Katolike të Romës dhe u bë një prej udhëheqësve të parë të anabaptistëve.          

3. Papa KlementiVII ka qenë biri jashtëmartesor i XhulianoMediçi(Guiliano de’ Medici, 1453 – atentat më 1478);

4. Katerina e Aragonës (spanjisht: Catalina de Aragón y Castilla, anglisht: CatherineofAragon, 1485-1536) – princeshë spanjolle. Më 1501 u martua me 15-vjeçarin ArturTjudor, Princ i Uellsit (ArthurTudor, 1486-1502), vëlla më i madh HenrikutVIII(HenryVIII). Arturi vdes në moshën 15-vjeçare, më 2 prill 1502. Më 1509, Katerinën e Aragonës, tanimë vejushë, e merr për grua mbreti i Anglisë HenrikuVIII dhe kjo bëhet mbretëreshë e Anglisë.   Më 1527 HenrikuVIII kërkoi nga papa KlementiVII ta anulojë këtë martesë, duke shtuar se martesa e saj më 1501 me vëllain më të madh, Arturin (ArthurTudor), e bënte martesën e tij të pavlefshme. Kërkesën e tij, Papa e refuzoi. HenrikuVIII e themeloi Kishën Anglikane e cila u shkëput nga Kisha Katolike e Romës. Më 1533 martesën e tij e shfuqizoi lideri i reformacionit anglez, kryepeshkop i Kenterberit (Canterbury), TomasKranmer(ThomasCranmer, 1489-1556).       

*   *   *

Kisha e ndarë nga shteti quhet kishë e ndarë, kurse shteti është shekullar. Për shkak të përndjekjeve në Angli, disa njerëz, për të ruajtur mënyrën e tyre të besimit, ikën nga Britania e Madhe. Por, këta njerëz nuk kanë ngulur këmbë për liri fetare, ndërsa kolonitë e hershme të Amerikës Veriore, si rregull, nuk kanë qenë tolerantë ndaj mospajtimeve religjioze në Angli. Për shembull, Massachusetts-i puritan nuk e lejonte respektimin standard të kishës anglikane. Disa prej këtyre njerëzve, pikërisht për këtë qëllim, vullnetarisht kanë shkuar në kolonitë amerikane. Pasi kolonitë amerikane u rebeluan kundër mbretit XhorxhiIII(GeorgeIII, 1738-1820) në Mbretërinë e Bashkuar, Kushtetuta e ShBA-së u ndryshua me qëllim që Kongresi të ndalonte vendosjen e fesë. Pas kësaj, njerëzit në ShBA e kuptuan se kisha duhet të jetë e ndarë nga shteti.

Kisha dhe shteti në epokën e iluminizmit – Koncepti i ndarjes së kishës nga shteti shpeshherë u ngjishet veprave të filozofit anglez XhonLok(JohjnLocke, 1632-1704) i cili kishte studiuar në Oksford shkencat e natyrës, mjekësinë dhe filozofin. Sipas marrëveshjes shoqërore të tij, qeveria nuk ka pushtet në lëmin e vetëdijes individuale, ngase njerëzit racionalë nuk kanë mundur t’i nënshtrohen qeverisë për kontroll. Për Lokun, kjo e ka krijuar të drejtën natyrore për lirinë e vetëdijes, e cila sipas mendimit të tij, duhet të mbetet e mbrojtur nga çfarëdo pushtet shtetëror. Pikëpamjet e tilla për tolerancën fetare dhe për rëndësinë e vetëdijes individuale, bashkë me marrëveshjen shoqërore, patën ndikim sidomos në kolonitë amerikane dhe në hartimin e Kushtetutës së ShBA-së.

Në të njëjtën periudhë të shekullit XVII, filozofi dhe iluministi francez PjerëBaje(PierreBayle, 1647-1706) dhe disa fidesitë* filluan t’i paraprijnë ndarjes së kishës dhe shtetit, duke pohuar se feja nuk mund të ndërlidhet me vetëdijen. I gjithë shekulli XVIII, idetë e  XhonLokut (Locke)dhe të Bele-s, veçanërisht ndarja e kishës nga shteti, u bënë të njohura në saje të filozofëve të iluminizmit. Juristi, sociologu, mendimtari politik dhe filozofi francez Monteskjë(CharlesLouis de SecondatMontesquieu, 1689-1755) qysh në vitin 1722 shkroi për “tolerancën fetare” si dhe për shkallën e ndarjes së religjionit dhe shtetit. Shkrimtari dhe filozofi francez, Volteri(FrançoisMarieArouetVoltaire, 1694-1778) mbronte një shkallë të ndarjes së kishës nga shteti, por në fund, kishën ua nënshtroi nevojave të shtetit. Filozofi dhe iluministi francez DeniDidëro(DenisDiderot, 1713-1784) ndërkaq, ishte ithtar i ndarjes së prerë të kishës nga shteti, duke thënë se “distanca ndërmjet fronit dhe altarit, kurrë nuk mund të jetë e tepërt”.   

Shënim: Fideizëm – latin.(fides – fe) – “filozofia e fesë”, doktrinë që e vë fenë në vend të shkencës; fideist – ithtar o fideizmit.                        

TomasXhefersoni dheBillofRights(Karta e të drejtave)– Në gjuhën angleze përdoret fraza “Muri i ndarjes së kishës nga shteti”, sikundër shkruan në letrën e shtetarit amerikan, president i tretë i ShBA-së, TomasXheferson(ThomasJefferson, 1743-1826), dërguar në vitin 1802 shoqatës britanike Danbury. Xhefersoni shkruan se kjo letër ka të bëjë me Amendamentin e parë të kushtetutës së shtetit. 

“Religjioni është një çështje që qëndron përjashtimisht midis njeriut dhe Zotit të tij. Njeriu nuk është i detyruar të japë sqarime për besimin e vet dhe për respektin që ka ndaj  dikujt tjetër. Autoritetet legjitime të qeverisë kanë të bëjnë vetëm me punët dhe jo me idetë. Unë e respektoj vullnetin e tërë popullit amerikan i cili ka deklaruar se legjislacioni i tyre nuk do të duhej “të miratonte kurrfarë ligji që do të parashikonte vendosjen e religjionit apo ndalimin e predikimit të lirë”. Me këtë ndërtohet muri ndarës midis kishës dhe shtetit”.

Xhefersoni u tha baptistëve* se ligji amerikan për të drejtat, ndalon krijimin e kishës  shtetërore, por njëherazi qeveria nuk i cenon të drejtat e besimtarëve për t’i shprehur ndjenjat fetare.

Shënim: Anabaptizëm: “Përsëritje e pagëzimit” – Anabaptistët apo baptistët mbrojnë mendimin se pagëzimi i kryer menjëherë pas lindjes së foshnjës nuk ka vlerë për arsye se foshnja është e pavetëdijshme. Për këtë arsye rituali duhet të përsëritet, kur njeriu të jetë bërë plotësisht i vetëdijshëm.  

*   *   *

Kisha në Rusi a është e ndarë nga shteti – Në Rusinë sovjetike, ndarja e kishës nga shteti është shpallur me dekretin e datës 6 janar 1919 të Këshillit të komisarëve popullorë të Republikës Socialiste Federative të Rusisë Sovjetike (në origjinal: RSFSR). Në dekret është shpallur se shteti nuk do të varet nga kisha, cilitdo religjion do t’ia garantojë lirinë e predikimit. Por në të njëjtën kohë, çfarëdo arsimimi dhe edukimi fetar, ishte i ndaluar kudo, në të gjitha vende publike në pronësi të shtetit, ku mësohen lëndët e përbashkëta. Po ashtu, ky ligj i privoi organizatat fetare nga të gjitha të drejtat ligjore. Të gjitha pasuritë që u përkitnin organizatave fetare, i mori dhe bëri pronë të popullit. Pas kësaj thanë se kisha është e ndarë nga shteti.

Sipas akademikut dhe historianit amerikan, i specializuar për historinë ruse dhe sovjetike, autor i disa veprave me përmbajtje kritike ndaj regjimeve komuniste, RiçërdPajps(RichardEdgarPipes, Cieszyn, Poloni, 1923 – Cambridge, Massachusetts, ShBA, 2018), përkundër deklarimeve mbi liritë fetare, përmbajtja e vërtetë e dekretit paraqiste dënim me vdekje për institucionet kishtare. 

Kisha dhe shtetinë Federatën Ruse sot  – Në Kushtetutën e Federatës Ruse, kisha është e ndarë nga shteti në përputhje me nenin 141. Rusia është shtet plotësisht shekullar. Në territorin e këtij shteti nuk mund të ketë as religjion shtetëror, as religjion të detyrueshëm. Të gjitha bashkësitë fetare i kanë të drejtat e barabarta sikurse të gjithë qytetarët. Kjo do të thotë se kisha është e ndarë nga shteti.

Rusia e fitoi statusin e pushtetit shekullar sipas paragrafit 14 të Kushtetutës së Federatës Ruse. Paragrafi i dytë flet për ndarjen e plotë të kishës nga shteti. Sipas këtij ligji, Federata Ruse është shtet përjashtimisht shekullar. Ligji nuk mund të përcaktohet si ligj. Po ashtu edhe shkollat janë të ndara nga kisha. A thua vallë kisha në Rusi vërtet është e ndarë nga shteti? Sipas Kushtetutës, pa dyshim se po, por realiteti flet ndryshe.   

*   *   *

Raporti midis kishës dhe shtetit në vendet e tjera – Shtetet kanë shkallë të ndryshme të ndarjes midis pushtetit dhe institucioneve fetare. Që nga viti 1780 e këndej, shumë shtete kanë vendosur vija ndarëse të qarta midis kishës dhe shtetit. Shkalla e ndarjes de facto të pushtetit dhe religjionit apo institucioneve fetare, ndryshon me të madhe. Në disa vende, këto dy institucione ende janë të lidhura ngushtë. Në botën postkomuniste paraqiten konflikte të reja. 

Vendet me religjion shtetëror – Dallime të shumta që kanë të bëjnë me ndarjen midis kishës dhe shtetit ekzistojnë në vende të caktuara me shkallë të lartë të lirisë fetare dhe të tolerancës, në kombinim me kulturat politike shekullare të larta që ende ruajnë kisha shtetërore apo lidhje financiare me organizata fetare të caktuara në shekullin XXI. Në Angli ekziston religjioni shtetëror i themeluar me kushtetutë, por lejohen edhe religjione të tjera. Monarku britanik është drejtuesi suprem i Kishës Angleze, ndërsa 26 ipeshkëv (zotërinj shpirtërorë) ulen në Dhomën e Lordëve.

Në mbretëritë e tjera, sipas ligjit, që nga shefi i qeverisë apo shefi i shtetit apo i zyrtarëve të tjerë të lartë mund të kërkohet të jenë anëtarë të kësaj feje. Autorizimet për emërimin e anëtarëve të lartë të kishave shtetërore, po ashtu u lihen shpeshherë qeverive shekullare. Por, këto autorizime mund të jenë disi anakronike ose të sipërfaqshme dhe të fshehin nivelin e vërtetë të lirisë fetare të kombit.

Në rastin e Andorës, ekzistojnë dy shefa të shtetit dhe asnjëri prej tyre nuk është andor autokton. Njëri prej tyre është ipeshkvi katolik i Romës – Ceu de Urgel(La Seud’Urgell),qytet në veri të Spanjës. Ai e ka titullin e Koprinitipeshkvnor (Koprinsi i dytë është koka e shtetit të Francës). Koprinsi (Coprince) gëzon pushtet politik në ratifikimin e ligjeve dhe në emërimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sektori i kishës në ShBA – Në ndryshimin e parë të Kushtetutës, kisha u nda nga shteti. U ratifikua në vitin 1791. Aty thuhet se Kongresi amerikan nuk mund të nxjerrë ligje që kanë të bëjnë me religjionin dhe me njohjen e tij. Por, shprehja “ndarja e kishës nga shteti” nuk figuron në Kushtetutën e ShBA-së. Frazën e lartpërmendur të TomasXhefersonit (ThomasJefferson), Gjykata Supreme e ShBA-së e ka cituar për herë të parë në vitin 1878. Pastaj në një sërë rastesh, duke filluar nga viti 1947. Gjykata Supreme nuk e ka shqyrtuar rregullimin e kësaj çështjeje nëpër shtete, para vitit 1947. Kur e kanë bërë këtë, gjykata e ka përfshirë klauzolën për institucionet, duke përcaktuar se kjo ka të bëjë me shtetet dhe se ligji lejon kthimin e mjeteve të udhëtimit të gjitha shkollave, duke përfshirë edhe famullinë. Nga ky çast, sipas Kushtetutës, kisha tanimë edhe zyrtarisht është e ndarë nga shteti. Para përfshirjes së tij, janë bërë përpjekje të pasuksesshme për ndryshimin e Kushtetutës për zbatimin e përpiktë të statutit të themelimit në vitet 1870 dhe 1890.

Këtë koncept e themeloi koloni anglez në NewEngland, pionier i lirive fetare, RoxhërUilliam(RogerWilliams, Londër, 1603 – Rod Ajlend / RhodeIsland, ShBA, 1683), i cili iku prej represionit fetar në koloninë Masaçusets (Massachusetts), për ta themeluar koloninë RhodeIsland dhe plantacionin Providence mbi parimin e asnjanësisë shtetërore nëçështjet e fesë. RoxhërUilliam bazohej në keqpërdorimin historik të pushtetit shtetëror dhe konsideronte se qeveria duhet të përzihet në marrëdhëniet e njerëzve me Zotin. Angazhohej për “murin ndarës midis oborrit të Kishës dhe botës së egër”, në mënyrë që kisha të mbetej e pastër. Në saje të veprës së tij, Kartën RohdeIsland(Rod Ajlend) e miratoi mbreti i Anglisë, ÇarlsiII(CharlesII, 1630-1685), i cili deklaroi prerë se askënd s’duhet ofenduar, dënuar, brengosur apo pyetur për çfarëdo mendimesh ndryshe për çështje të fesë. RoxhërUilliamsit (RogerWilliams) i ngjishet ndihma në realizimin e debateve kishtare dhe shtetërore më Angli dhe ndikimi te njerëzit, si për shembull mbi poetin, dramaturgun dhe intelektualin anglez XhonMilton(JohnMilton, 1608-1674) dhe veçanërisht mbi XhonLokun(Locke), punimet e të cilit u studiuan me kujdes nga burrë shtetasi amerikan, president i tretë i ShBA-së, TomasXheferson(ThomasJefferson, 1743-1826), nga burrë shtetasi amerikan, president i katërt i ShBA-së, XhejmsMedison (JamesMadison, 1751-1836) dhe nga hartuesit e tjerë të Kushtetutës amerikane.

Në aspektin teologjik, RoxherUillimasi (RogerWilliams)qëndrimet e veta i bazonte kryesisht në Librin e Shenjtë (Bibël), kështu që motivet e tij konsiderohen religjioze, ndërsa mbrojtja e lirisë fetare nga TomasXhefersoni konsiderohet politike dhe sociale. Prandaj, kisha në ShBA është e ndarë nga shteti.

Ndarja agresive dhe ndarja miqësore e kishës nga shteti – Shkencëtarët dallojnë atë që mund të quhet ndarje “miqësore” dhe “jomiqësore” të kishës dhe shtetit. Tipi miqësor e kufizon përzierjen e kishës në punët e shtetit, por e kufizon edhe ndërhyrjen e shtetit në punët e kishës. Ndërkaq sipas pikëpamjes armiqësore, religjioni nuk duhet të dalë përtej sinorit të një shtëpie apo të një kishe dhe nuk duhet të mësohet asgjëkund.

Modeli armiqësor i shekullarizimit lindi gjatë Revolucionit Francez (1789), ndërsa e ilustruan Revolucioni Meksikan (1910-1917),kushtetuta e tij, Republika e Parë Portugezee viti 1910 dhe kushtetuta spanjolle e vitit 1932.

Ndarja e armikut nga shteti, në strukturën e vet është tejet e ngjashme me religjionin që është i lidhur me politikën në shtetet totalitare.

Varianti i Francës i vitit 1905 dhe varianti spanjoll i vitit 1931 janë përshkruar si dy më të papranueshmet e shekullit XX, ndonëse marrëdhëniet e tashme ndërmjet kishës dhe shtetit në që të dy vendet, marrë në përgjithësi konsideron si miqësore. Megjithëkëtë, ish-presidenti francez NikolaSarkozi(NicolasSarkozy, 1955-) në fillim të mandatit të vet thotë se aktualisht në vendin e tij mbizotëron një “politikë negative” dhe se ai dëshiron të zhvillojë një “politikë pozitive”, më të hapur për religjioni. Ka që thonë se kujdesi i shtetit për religjionin është një prej shkaqeve të Luftës Civile në Spanjë (1936-1939) dhe të Luftës Civile në Meksikë, që filloi në vitin 1910 e që zgjati deri në vitin 1917. Këto janë problemet kryesore të vendeve ku kisha nuk është e ndarë nga shteti.

 Filozofi katolik francez dhe zanafillësi i Deklaratës së përgjithshme për të drejtat e njeriut, ZhakMariten (JacquesMaritain, 1882-1973), vuri në dukje dallimin midis modelit të Francës dhe të ShBA-së. Konsideronte se modeli amerikan i asajkoheka qenë miqësor ngase ka përmbajtur “dallim të prerë dhe bashkëpunim të vërtetë” midis kishës dhe shtetit. Këtë model, ai e quajti “thesar historik”.     

Shënim: ZhakMariten (JacquesMaritain) ishte një katolik luftarak. Polemizoi me filozofin francez, anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave, laureat i çmimit “Nobel” (1927),  AnriBergson(HenriBergson, 1859-1941). Polemizoi edhe me marksistët, duke mbrojtur filozofinë dogmatike kishtare. Ishte profesor në Paris, në PrincetonUniversity të ShBA-së, në ColumbiaUniversity të ShBA-së, ambasador i Francës në Vatikan dhe përsëri profesor në PrincetonUniversity.

*   *   *

Filozofi francez i së drejtës dhe i politikës, anëtar i Akademisë Franceze, AleksisdëTokëvil(AlexisClerel de Tocqueville, 1805-1859) thotë se që nga fillimi, në ShBA religjioni dhe qeveria kanë qenë bashkë dhe kjo vazhdon sot e kësaj dite. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Helmi më i dhimbshëm” në botë i përdorur nga Putini, sjell vdekje të neveritshme

Story i radhës

Dështon raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, PS pritet të propozoj kandidatin e saj

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë