Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja ka pezulluar përdorimin e vajti të pallmës dhe qumështit pluhur, pasi dyshohet se po përdorët në gjatë përdorimit të qumësht.
Fermerët në Drenas, Skenderaj dhe Lipjan në shenjë pakënaqësie të çmimit, dje kanë derdhën qumështin në lumë.
Ndërkohë, ministri në detyrë Armend Muja në një konferencë për media tha se ai është njoftuat nga shoqatat për presionin që kanë për shkak të importit.
Muja: Sektori i qumështit po përballet me presionin e importit
”Fillimisht, kemi një çështje sa i përket raportimeve të fermerëve për ulje të çmimit të qumështit në fermë. Ka pasur ankesa, sidomos muajin e fundit, dhe… në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, kemi themeluar sistemin informativ të tregut. Në baza javore, më shumë se dyqind produkte bujqësore do të monitorohen për çmimin dhe sipas rajoneve. Dhe në vazhdën e saj, dhe diskutimet që kemi pasur me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, me Shoqatën e Përpunuesve të Qumështit, mua më është thënë që arsyeja… një nga arsyet pse kjo situatë ka rezultuar, është për shkak të presionit të importit. Ky ka qenë pozicioni që kanë pasur përpunuesit e qumështit”, tha Muja.
Muja fajësoi fermerët e Kosovës se kanë tendencë që përbërjen yndyrore dhe shtazore ta zëvendësojnë me yndyrën bimore, vaj palme dhe qumësht pluhur.
Muja: Ka një tendencë që përbërja yndyrore të zëvendësohet me yndyrë bimore
“Zakonisht tendenca është për ta ndryshuar përbërjen yndyrore, yndyrën shtazore me yndyrë bimore. Ajo çfarë më herët është nxjerrë nga qumështi për të prodhuar yndyrë shtazore, ka një tendencë që ajo të zëvendësohet me yndyrë bimore, me vaj palme edhe me qumësht pluhur. Ne kemi dashur me verifiku me doganën se a qëndrojnë këto, se ajo rënia tek fermerët ka një shpjegim tjetër dhe ne besojmë që është kjo. Për shkak, siç e shihni, importi i qumështit pluhur është rritur korrespondent me rënien e fuqisë blerëse të fermerëve…Ajo çfarë është tjetër e rëndësishme është vaji i palmës. Edhe vaji i palmës është rritur ndjeshëm. Por ajo që është e rëndësishme për industrinë e qumështit, sektorin e qumështit, është kjo pjesa e fraksionit të vajit të palmës, fraksionet jo solide, që këto përdoren tek industria e përpunimit të qumështit dhe siç e shihni është rritur ndjeshëm”, u shpreh ai.
Për këtë, ai tha se kanë ndërmarrë kontrolle në kufi dhe kontrolle në tregun e brendshëm.
Muja: Kemi ndërmarrë kontrollin e kufirit edhe kontrollin e tregut të brendshëm
“Ne kemi ndërmarrë kontrollin e kufirit edhe kontrollin e tregut të brendshëm. Në kuadër të këtij vendimi që unë kam marrë si ministër i Bujqësisë, të datës 28.04.2026, deri tani janë analizuar jo më pak se 118 mostra në kufi nga Inspektorati Veterinar i AUV-it. Janë marrë po ashtu edhe 52 mostra në tregun vendor. Janë realizuar analiza laboratorike dhe mikrobiologjike në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe janë kryer super-analiza shtesë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Nga kontrollet e javës së parë, janë identifikuar raste të mospërputhjes në import, për të cilat janë ndërmarrë masa administrative dhe janë mbajtur përkohësisht këto dërgesa në kufi. Pas përfundimit të super-analizës, një pjesë janë liruar, kurse pjesa tjetër janë kthyer mbrapsht. Kjo për shkak se nuk ka pasur përputhje me standardet dhe ligjet në fuqi”, theksoi Muja.
Bazuar në këtë situatë, Muja bëri të ditur se qëllimi i këtyre masave është ndërtimi i një sistemi të sigurt për ushqimin e qytetarëve të Kosovës.
Muja: Qëllimi i këtyre masave është ndërtimi i një sistemi të sigurt për ushqimin
“Ajo çfarë unë dëshiroji të theksoj është që qëllimi i këtyre masave është ndërtimi i një sistemi të sigurt për ushqimin e qytetarëve të Kosovës. Siguria e ushqimit është qëllimi madhor. Së dyti, ne kemi edhe rregulla sa i përket mbrojtjes së konsumatorit”, potencoi ministri.
Ndërkohë, tregoi se ka urdhëruar përdorimin e vajti të pallmës dhe qumështit pluhur.
Muja: Pezullohet përdorimi i vajti të pallmës dhe qumështit pluhur
“Me këtë vendim pezullohet përdorimi i vajti të pallmës dhe qumështit pluhur deri në rregullimin ligjor dhe ndërtimin e sistemit nga AUV-i dhe për këtë marrë parasysh edhe rëndësinë e masave propercionale i kam kërkuar AUV-it dhe Ministrisë së Bujqësisë që këtë ta bëjnë në afat 30 ditor në mënyrë që siç jemi të përgjegjshëm ndaj të gjitha palëve, të gjitha palët të kenë mundësi të prodhojnë por jo pa informacione, jo pa transparencë dhe jo pa gjurmshmëri”, tha ai.
Në fund, Muja paralajmëroi që të gjitha institucionet dhe organizatat biznesore që merren me përpunimin e qumështit, do t’u kërkohet të riaplikojnë për autorizim të veçantë, për licencë të veçantë për procesimin e qumështit ose përbërësve të tjerë të qumështit.
Burimi: botasot.info


