Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës në futboll këtë verë, por ka kërkuar një sërë garancish nga FIFA dhe organizatorët e turneut. Federata Iraniane e Futbollit njoftoi do të garojë në turne “pa asnjë tërheqje nga besimet, kultura dhe bindjet tona”, ndërsa këmbënguli që organizatorët “duhet të marrin parasysh shqetësimet” që ata kanë.
Kërkesat vijnë pasi presidentit të federatës, Mehdi Taxh, iu mohua hyrja në Kanada para Kongresit të FIFA-s muajin e kaluar. Ai më vonë më vonë zbuloi se Irani i kishte paraqitur FIFA-s 10 kushte për pjesëmarrjen në Kupën e Botës, e cila fillon më 11 qershor në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Ndër kërkesat e publikuara në një deklaratë janë garancitë që të gjithë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët që udhëtojnë me ekipin do të marrin viza, përfshirë ata që kanë përfunduar shërbimin ushtarak me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të shpallur terroriste në Kanada dhe SHBA.
Kjo vjen në një kohë kur ka pasur thirrje serioze për zëvendësimin e kombëtares së Iranit me atë të Italisë. Megjithatë FIFA, deri më tani, ka refuzuar një gjë të tillë.
Burimi: opinion.al


