​Ndahet nga jeta arkeologia dhe historiania, prof. Zhaneta Andrea

1 minut lexim

Është ndarë sot nga jeta arkeologia dhe historiania e shquar shqiptare, profesoreshë Zhaneta Andrea. Prof. Andrea lindi në qytetin e Korçës më 22.03.1937, në një familje intelektualësh dhe patriotike korçare.

Studimet fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa vijoi studimet universitare në Fakultetin Histori-Filozofi, dega Arkeologji, pranë Universitetit të Sofjes, Bullgari.

Në vitin 1962 ajo iu bashkua grupit të parë të arkeologëve shqiptarë dhe ishte ndër ta e para grua që i dedikoi jetën akademike kërkimeve mbi prehistorinë shqiptare.

Aktiviteti i saj kërkimor përbën një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm, i cili ka përfshirë një gamë të gjerë temash kërkimore, duke filluar nga vendbanimet e Neolitit tek ritualet mortore të periudhës së Bronzit dhe të Hekurit.

Puna e saj e palodhur në terren është shtrirë në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, përmes pjesëmarrjes dhe drejtimit të një sërë ekspeditash arkeologjike, nga veriu në jug të vendit./Atsh

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Gjumi mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Story i radhës

​Ministri Aliu nënshkruan marrëveshje me komunat e Gjilanit e Rahovecit

Të fundit nga