NASA përdor teleskopin James Webb për të fotografuar sistemin diellor

July 15, 2022
1 minut lexim

Ditët e fundit NASA ka publikuar disa foto mahnitëse të universit, grupe galaktikash e foto nebulash duke zbuluar pamjet më të largëta të universit me teleskopin e ri James Webb.

Tani agjencia ka publikuar disa imazhe të objekteve shumë më të afërta. Kur ekipi i James Webb ishte duke kalibruar teleskopin, ata kapën disa foto të Jupiterit për të parë nëse teleskopi mund të përdoret për foto të objekteve qiellore të afërta si Hëna apo asteroidet.

Përgjigja është po. Një foto e kapur me kamerën infra të kuqe tregon gjigantin e gaztë së bashku me hënën e tij Europa.

Gjithashtu vihet re pika e madhe e kuqe në planet.

Fotot e bëra ndaj Jupiterit tregojnë se James Webb mund të përdoret për studimin e hënave në sistemin tonë diellor.

Ekipi gjithashtu gjurmoi rripin e asteroideve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edi Rama pasi ia promovoi librin, Enver Hoxhaj i bashkohet projektit Rama-Thaçi-Vuçiq

Story i radhës

KEDS punon në rrjet katër ditë, këto zona do të mbesin pa rrymë

Të fundit nga

OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim

Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur kallëzim penal kundër personave të panjohur në BIA dhe polici për përgjimet. Kjo sipas dyshimeve se telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve janë “infektuar” me softuerin
ShkoLartë