bente 150 km ne dite udhetim kryeministri i pare shqiptar ne rmv nuk u largua kurre nga fshati i tij i lindjes 676dda6edde15

Bënte 150 km në ditë udhëtim, kryeministri i parë shqiptar në RMV nuk u largua kurrë nga fshati i tij i lindjes

December 27, 2024
1 minut lexim

Emri i Talat Xhaferit do të mbetet gjatë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai u bë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, detyrë që e mbajti nga Janari deri në Qershor të vitit 2024. Por jo vetëm kaq.

Ai ka shërbyer edhe si kryetar i Kuvendit dhe ministër i Mbrojtjes në Maqedonisë e Veriut. Për këto arsye ai është zgjedhur personazh i vitit nga emisioni “Opinion”.

Xhaferi ishte i ftuar në studio, ku tregoi se banoi në fshatin e lindjes, pavarësisht se ishte kryeministër. Për këtë arsye ai udhëtonte 150 kilometra në ditë.

“Ka diku 75-80 kilometra në një tjetër, 150 kilometra në ditë. Ka pasur kohë që i kam bërë dhe pa eskorta si deputet”, tha Xhaferi.

Ai tregoi edhe pse zgjodhi të merrte një vendim të tillë.

“Personi zgjedhur nga qytetarët duhet të jetë tek qytetarët dhe unë kam pasur mundësi si i zgjedhur edhe të qëndroj në hapësira zyrtare në Shkup, por duke qenë i ndërgjegjshëm për trupin elektoral që ka qenë baza, Gostivari, vendlindja ka qenë përcaktim i imi që të jem në vendlindje për çdo ditë dhe e dyta është pasojë e asaj që kam jetuar një kohë të gjatë në ish-Jugosllavi jashtë vendlindjes, jashtë Maqedonisë dhe me luftërat e atëhershme është një përvojë sa më afër shtëpisë, me qenë sa më afër popullit, sa më afër njerëzve sepse e do nevoja”, tha Xhaferi./tvklan.al

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

publiku e pyet per largimin nga shtepia ky eshte vendimi i ri i
Story i mëparshëm

Publiku e pyet për largimin nga shtëpia, ky është vendimi i ri i Xhenetës

disa nga transportuesit private ne shkup qarkullojne me kapacitet te reduktuar 676ddae6c632d
Story i radhës

Disa nga transportuesit privatë në Shkup qarkullojnë me kapacitet të reduktuar

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë