nano nga vlora kanabisi sfide personale e imja nuk do toleroj asnje polic te implikuar 61eed1499cbda

Nano nga Vlora: Kanabisi, sfidë personale e imja, nuk do toleroj asnjë polic të implikuar!

January 24, 2022
1 minut lexim

Parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale po ashtu edhe zbulimi i tyre si dhe ulja e numrit në drejtim të kultivimit të kanabisit dotë jetë fokusi i i punës për vitin 2022 , kështu ĕshtë shprehur nga Vlora në përfundim të analizës vjetore të drejtorisë së policisë  Vlorë, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano.

Policia e Shtetit ka në dorë hetime për të cilat nuk dua të jap përgjigje në këto momente që flasim pasi janë nê hetim ndërsa presim prej tyre njê rezultat pozitiv shumë shpejt. Kultivimin e kanabisit e kam marrë si sfidë personale dhe  nuk do të toleroj asnjë punonjës policie i cili me veprimin apo mos veprimin do të implikohet nê këtë proces

Sa i përket rasteve ende te pazbardhura Nano tha se po punohet .

Nĕ analizën vjetore të institucionit drejtori i policisë Vlorë Gentian Berberi tha se gjatë vitit 2021, u evidentuan dhe referuan në prokurori 3.277 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2.616 ose 79.82% e tyre.

 “Në këtë veprimtari të jashtëligjshme janë implikuar 2.950 autorë, nga të cilët 724 janë arrestuar/ndaluar, 2074 janë ndjekur në gjendje të lirë, 150 janë shpallur në kërkim dhe 2 autorë kanë humbur jetën.  Krahasuar me vitin 2020, ku u evidentuan 3079 vepra penale, zbuluar 2534 ose 82.29 % e tyre, u proceduan 3.557 persona nga të cilët 1133 arrestuar/ndaluar, 2188 ndjekur ne gjendje të lirë, 233 shpallur ne kërkim, 3 vdekur, gjatë këtij viti evidentohen ndryshime.”

Sipas kreut të policisë së Vlorës disa nga ndryshimet e kriminalitetit gjatë vitit 2021 krahasuar me atë të vitit 2020 kanë të bëjnë me rritjen e kriminalitetit në masën 6% ose 198 vepra penale.

Në periudhën Maj – shtator  me rritjen e dukshme të kriminalitetit, karahasuar me periudhën paraardhëse e cila kulmon në muajt Qershor, Korrik, Gusht duke u ulur në muajin pasardhës, periudhë në të cilën u evidentuan mesatarisht 360 vepra penale në muaj.Në periudhën Tetor-Dhjetor ka  ulje t kriminalitetit, e theksuar në muajin Tetor duke u ulur në muajin Dhjetor, ku evidentohen mesatarisht 257 vepra penale në muaj”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

newcastle me oferte te re per jesse lingard 61eed14368c74
Story i mëparshëm

Newcastle me ofertë të re për Jesse Lingard

d0b8 d0b3d0b5d180d0bcd0b0d0bdd181d0bad0b8d182d0b5 d0b5d0bad181d0bfd0b5d180d182d0b8 d0b7d0b0d0bad0bbd183d187d0b8d0bbd0b5 d0b4d0b5d0ba 61eed26b7f3d4
Story i radhës

И германските експерти заклучиле дека кабелот е причина за пожарот во тетовската болница?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë