“Na ke çarë …” Sara Hoxha publikon mesazhet, ja përgjigja ndaj ndjekësit që e ofendoi

June 1, 2022
1 minut lexim

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka treguar se i merrë me sportivitet mesazhet negative dhe ofenduese që merr në rrjetet sociale. E madje shpesh kemi parë t’i ndajë me të tjerët.

Kështu ka bërë së fundmi kur u ka treguar ndjekësve një mesazh që dikush i ka shkruar. “Na ke çarë *****. Më del dhe në ëndërr, dil nga jeta ime.”- i shkruan dikush asaj teksa Sara ka shkruar: “Ça të bona o zemra?”.

Duket se Sara e ka kuptuar se çfarë do të thotë të jesh personazh publik dhe se bashkë me gjëra pozitive vijnë edhe ato negativet. Në këto kushte i ka mbetur vetëm t’i trajtoj gjërat po sportivitet.

Image

Sara Hoxha/Instagram

Edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale, ajo nuk ka dhënë ende asnjë intervistë në media përtej gjithë kuriozitetit të madh.

Lidhja e saj dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nxënësit e “Handikos” vlerësojnë aktivitete e Komunës së Prishtinës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Story i radhës

MF: Qytetarët nga dita e sotme do të mund të aplikojnë për kredi të subvencionuar përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë”

Të fundit nga

ShkoLartë