muratoviq lojtarja me e mire e finales se kupes se kosoves jam krenare me istogun 62816e467d2e5

Muratoviq – lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Kosovës: Jam krenare me Istogun

May 15, 2022
1 minut lexim

Hendbollistja boshnjake nga Mali i Zi, Esma Muratoviq, anëtare e Istogut, u shpall lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Kosovës.

Ajo ishte si buldozer dhe e bëri diferencën qysh në pjesën e parë dhe për të fituar Istogu finalen me rezultat 34:29 ndaj Ferizajt, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton në Ferizaj. Rreth një mijë shikues ishin në palestër, ndërsa Istogu tregoi lojë më të organizuar e me meritë ngadhënjeu.   

Esma është krenare që pas titullit të kampionit fituan edhe Kupën e Kosovës. 

Ajo është krenare që u shpall lojtarja më e mirë e finales.

“Jam krenare për këtë ekip. Ne kemi zemër të madhe dhe këtë sezon i merituam të gjitha këto.

Për çmimin MVP: Faleminderit skuadrës sepse pa ta nuk do të mund ta fitoja me siguri…

Gjithashtu, mendoj se kemi punuar shumë dhe kemi bërë shumë sakrificë.

Por kemi treguar zemër të madhe. Faleminderit për të gjithë ju”, thotë Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hungaria shpall kushtin per pranimin e embargos nuk do ta paguajme cmimin e luftes 62816e3a7d0de
Story i mëparshëm

​Hungaria shpall kushtin për pranimin e embargos: Nuk do ta paguajmë çmimin e luftës

kuvendi ka mbetur pa rryme xhaferi me sms porosi i ka njoftuar deputetet se neser nuk ka aktivitete 628171eeb6d46
Story i radhës

Kuvendi ka mbetur pa rrymë, Xhaferi me SMS porosi i ka njoftuar deputetët se nesër nuk ka aktivitete

Të fundit nga

Tre muaj jashtë terrenit të gjelbër?!

Real Madridi do të jetë i zënë këtë verë me ndryshimet në skuadër dhe Kupën e Botës për Klube, por një tjetër çështje me të cilën duhet të përballet është Jude Bellingham.
ShkoLartë