murati tregon kur do te paguhet paga e 13 te per vitin 2026 6ae337624cbfc

Murati tregon kur do të paguhet paga e 13-të për vitin 2026

October 29, 2026
1 minut lexim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është paraparë të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Duke folur për këtë çështje, Murati ka thënë se paga e 13-të ishte përfshirë në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026 dhe se ajo është paguar gjatë këtij viti.

Ai ka folur edhe për pritjet e qytetarëve lidhur me shtesat, duke theksuar se, nëse kalon rishikimi i buxhetit, pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën përkatëse të punës.

Murati tregon kur do të paguhet paga e 13-të për vitin 2026

“Paga e 13-të ka qenë e paraparë në Ligjin e Buxhetit të këtij viti. Ka qenë e paraparë që për vitin 2026 të paguhet në fillim të vitit. Paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar sivjet. Kjo që po ndodh është mbulimi i hendekut nga alokimi i parakohshëm, ashtu siç e ka paraparë Ligji i Buxhetit nga ky Kuvend. Paga e 13-të për vitin e ardhshëm paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Sa u përket pritjeve të qytetarëve, patjetër që do të marrin shtesë. Nëse kalon ky rishikim i buxhetit, do të jetë përvoja retroaktive e punës që do t’u paguhet”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

le te fitoje me i miri thote afrim gashi per zgjedhjet ne bervenice 6ae336d65038c
Lajmi i mëparshëm

“Le të fitojë më i miri”, thotë Afrim Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë

dita e 17 te e protestes studentore nis marshimi i te rinjve nga parlamenti drejt ministrise se arsimit 6ae337bce2c6c
Lajmi i radhës

Dita e 17-të e protestës studentore, nis marshimi i të rinjve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit

Të fundit nga

ShkoLartë