le te fitoje me i miri thote afrim gashi per zgjedhjet ne bervenice 6ae336d65038c

“Le të fitojë më i miri”, thotë Afrim Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë

October 29, 2026
1 minut lexim

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka komentuar zgjedhjet që do të mbahen ditën e diel në Bërvenicë, përcjell TV21. Gashi thotë se në zgjedhje lokale, qytetarët duhet të zgjedhin kandidatin që mendojnë se do ua zgjidh problemet lokale. Kujtojmë se në Bërvenicë në raundin e dytë do të zgjedhjeve lokale do të përballen Stojanço Radiçevski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe Arkin Jahiji nga koalicioni AKI.

“Unë uroj që ne t’i tejkalojmë këto provincializma dhe të ndahemi etnikisht, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale. Megjithatë, për fat të keq, ende jemi në një fazë ku te partitë politike dhe në zgjedhje, prioritet është apo shpesh mbisundon elementi etnik, pra se për kë duhet të votohet. Mendoj se sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, kur qytetarët kanë nevojë të zgjidhin probleme esenciale si ujësjellësi, kanalizimi dhe asfaltimi i rrugëve, duhet të fokusohen te zgjidhja më e mirë, te programi më i mirë dhe te kandidati më i mirë. Kjo është ajo që ka rëndësi në parim. Mendoj se duhet të ngrihet kultura politike, por fatkeqësisht ende konstatoj se nuk jemi në atë nivel. Prandaj, uroj që edhe në këto zgjedhje, sikurse në të gjitha zgjedhjet, të fitojë më i miri dhe ai që u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë partiake, etnike, religjioze etj”, tha Gashi.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thaci thirrje shqiptareve nese partite tuaja skane kauze shkoni te ato maqedonaset 6ae31c2f44d12
Lajmi i mëparshëm

Thaçi thirrje shqiptarëve: Nëse partitë tuaja s’kanë kauzë, shkoni te ato maqedonaset

murati tregon kur do te paguhet paga e 13 te per vitin 2026 6ae337624cbfc
Lajmi i radhës

Murati tregon kur do të paguhet paga e 13-të për vitin 2026

Të fundit nga

ShkoLartë