dita e 17 te e protestes studentore nis marshimi i te rinjve nga parlamenti drejt ministrise se arsimit 6ae337bce2c6c

Dita e 17-të e protestës studentore, nis marshimi i të rinjve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit

October 29, 2026
1 minut lexim

Ka nisur marshimi i studentëve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, një ditë më parë, studentët njoftuan për zhvillimin e një tubimi para Parlamentit, në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, por numri i të rinjve që iu bashkuan protestës ishte i ulët.

Sakaq, ashtu si një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe këtë mëngjes ftesën për dialog me studentët, të cilët e kanë refuzuar.

Kujtojmë se protesta studentore është shoqëruar me përplasje, tensione, shoqërime në polici dhe të lënduar. Gjithashtu, protestës i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar gjithashtu bojkotimin e mësimit në universitete.

Ndërkohë, pas mbërritjes te Ministria e Arsimit, mbetet për t’u parë nëse studentëve që po marshojnë nga Parlamenti do t’u bashkohet edhe grupi tjetër i protestuesve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murati tregon kur do te paguhet paga e 13 te per vitin 2026 6ae337624cbfc
Lajmi i mëparshëm

Murati tregon kur do të paguhet paga e 13-të për vitin 2026

hurriyet turqia shqyrton bashkimin e ushtrise ne libi dhe krijimin e nje baze ushtarake ne arabine saudite 6ae337c24d3c2
Lajmi i radhës

“Hurriyet”: Turqia shqyrton bashkimin e ushtrisë në Libi dhe krijimin e një baze ushtarake në Arabinë Saudite

Të fundit nga

ShkoLartë