Murati thotë se propozimi për t’i ndihmuar tatimpaguesit me nga 100 euro, u refuzua nga opozita

January 27, 2023
1 minut lexim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka propozuar që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit.

Sipas tij, deputetët e opozitës ishin kundër këtij propozimi, përkundër faktit se deri sot kanë kërkuar veprim konkret që të lehtësohet barra e qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Sapo përfundova raportimin në Komisionin Parlamentar për Buxhet, në lidhje më çështjen e faturave të tatimit në pronë”.

“Me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, dhashë propozimin konkret që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit”.

“Kjo do të mundësohej në kuadër të një ligji të ri të cilin do ta procedojme shumë shpejt në Kuvend për miratim”.

“Mirëpo, deputetët e opozitës ishin kundër këtij propozimi, përkundër faktit se deri sot kanë kërkuar veprim konkret që të lehtësohet barra e qytetarëve”.

“Kjo dëshmon edhe njëherë që kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve, për opozitën, veprat dallojnë nga fjalët”.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ngjarje e rëndë, burri vret gruan dhe vëllain e tij! Policia në kërkim të 75-vjeçarit

Story i radhës

Ukraina mund të bojkotojë Lojërat Olimpike nëse rusët lejohen të marrin pjesë

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë