Shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ dje në Frakfurt surpriza ishte që Zvicra dhe Kosova të jenë në të njëjtin grup.
Së bashku me shqiponjat e Kosovës dhe helvetikët në këtë gurp do jenë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.
Dy ekipe të forta evropiane Zvicra dhe Kosova do të përballen sërish, por kësaj radhe në ndeshje kualifikuese dhe jo në miqësore.
E trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka folur për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch i cili pas shortit të hedhur, ka thënë se është një grup i mirë dhe se «Zvicra dhe Kosova është një mrekulli!..Urime kolegë zviceranë dhe miqë shqiptarë! »
“Jemi shumë të lumtur që po luajmë së bashku me Kosovën në grup. Do të jetë një duel mes miqsh. Unë dhe lojtarët e mi kemi shumë miq kosovarë. Në Zvicër luajnë shumë lojtarë nga Kosova. Ka një komunitet të madh kosovar në Zvicër, kështu që është një gjë e mrekullueshme edhe për ta. Nga ana sportive, është një sfidë e madhe, e kemi parë tashmë në ndeshjen miqësore të marsit..” ka thëne trajneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin.
Përfaqësuesi i NATI-t të Zvicrës që tani mbanë pozitën e trajnerit ka thënë në vazhdim se «Izraeli është kundërshtari më i fortë dhe mezi pret ta shof Zvcren dhe Kosovën sërisht ne tepine e gjelbert, kjo eshte mrekulli e presim me padurim ndeshjen..»