mungoi ne ceremonine hapese mesohet nese kiana kryeziu eshte e gatshme per te garuar ne pekin 61fe8734adbc2

Mungoi në ceremoninë hapëse, mësohet nëse Kiana Kryeziu është e gatshme për të garuar në Pekin

February 5, 2022
1 minut lexim

Skitarja kosovare Kiana Kryeziu mungoi në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Mungesa e saj erdhi si shkak që trajneri i saj rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe organizatorët e LOD e konsideruan Kryeziun si kontakt të mundshëm dhe vendosën që ajo të mos merrte pjesë për të shmangur rrezikun e ndonjë përhapje të kësaj pandemie.

Megjithatë pjesëmarrja e 17-vjeçares në garën e Sllallomit të madh në Skijim Alpin nuk është në dyshim.

Kp nga burimet brenda ekipit olimpik të Kosovës mëson se Kiana Kryeziu sot ka zhvilluar stërvitjen e radhës dhe është në formë shumë të mirë para garës të cilën do ta zhvillojë të hënën.

Ndryshe, skitarja nga Prishtina, është vajza e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Bashkë me Kryeziun, Kosovën në skitari në LOD po e përfaqëson edhe Albin Tahiri.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

befason moderatorja shqiptare kam falur tradhtine per hir te 61fe873132ffc
Story i mëparshëm

Befason moderatorja shqiptare: Kam falur tradhtinë, për hir të…

pd ankohet per shtepine e lirise ankesa kunder regjistrimit ne zgjedhje 61fe876596a43
Story i radhës

PD ankohet për “Shtëpinë e Lirisë”, ankesa kundër regjistrimit në zgjedhje

Të fundit nga

Gjendet 17 vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj

Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar një rast i zhdukjes së një vajze 17-vjeçare. Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga
ShkoLartë