PD ankohet për “Shtëpinë e Lirisë”, ankesa kundër regjistrimit në zgjedhje

PD ankimon në KAS vendimin e KQZ pas regjistrimit të koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Në këtë ankimim PD thotë se kjo parti politike në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka shprehur vullnetin apo dëshirën për të qenë pjesë e një koalicioni të tillë”.

PD i kërkon KAS të sqarojë se koalicioni “Shtëpia e Lirisë” është një iniciativë e Komisionit të Rithemelimi të Berishës duke u prezantuar si Partia Demokratike.

Në këtë akimim PD thekson se vendimi i KQZ ka ndërhyrë në përmbajtjen e kërkesës së LSI për regjistrim, duke përjashtuar nga regjistrimi Komisionin e Rithemelimit, që sipas Marash Logut, këtë gjë nuk e parashikon ligj zgjedhor.

“Komisioneri thuhet në ankimin vendosur pranimin e kërkesës dhe regjistrimin e saj, duke ndërhyrë dhe duke ndryshuar vullnetin e kërkuesit. Pra ndryshe nga sa thuhej në kërkesë për subjektet pjesëmarrëse në koalicion, Komisioneri ka vendosur regjistrimin e një koalicioni vetëm me dy prej tyre, duke vepruar në fakt në tejkalim të kompetencave të tij.

“Ligji zgjedhor autorizojnë Komisionerin vetëm të vendosë pranimin ose rrëzimin e një kërkese, jo të ndërhyjë në përmbajtjen e saj apo të marrëveshjes së koalicionit” thuhet në këtë ankimim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mungoi në ceremoninë hapëse, mësohet nëse Kiana Kryeziu është e gatshme për të garuar në Pekin

Story i radhës

2407 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19 në 24 orët e fundit

Të fundit nga