gjendet 17 vjecarja e zhdukur nga ferizaj 681b6a86f3541

Gjendet 17 vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj

May 7, 2025
1 minut lexim

Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar një rast i zhdukjes së një vajze 17-vjeçare. Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga shtëpia më 02.05.2025, rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më.

Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, ishte rreth 170 cm e gjatë, peshonte rreth 83 kg dhe kishte flokë e sy ngjyrë kafe. Rasti ishte referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme hetimore.

Më datë 07.05.2025, rreth orës 10:00, është paraqitur në polici personi i raportuar si i zhdukur, A.K., 17 vjeçe.

Lidhur me këtë rast, i cili trajtohet si “person i zhdukur – i gjetur”, Policia Rajonale në Ferizaj ka mbyllur hetimet dhe do të hartohet një shënim zyrtar. Për rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

situate kaotike mbi 60 mije pasagjere mbesin te ngujuar neper aeroportet e rusise si pasoje e sulmeve me drone 681b69d4a52ec
Story i mëparshëm

Situatë kaotike, mbi 60 mijë pasagjerë mbesin të ‘ngujuar’ nëpër aeroportet e Rusisë si pasojë e sulmeve me dronë

aida doci pak dite para se te behet nene paskam harru me ju tregu a eshte cike a djale 681b6bb511524
Story i radhës

Aida Doçi pak ditë para se të bëhet nënë: Paskam harru me ju tregu a është çikë a djalë

Të fundit nga

ShkoLartë