mungesa e ngrohjes shkolla mihal grameno ne fushe kosove shtyn fillimin e gjysmevjetorit te dyte 696393cf5ee54

Mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

January 11, 2026
1 minut lexim

Nxënësit e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, nuk do të fillojnë nesër procesin e mësimit.

Klasat 6 deri 9, do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë më vonë, për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta. Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, mësimi do të shtyhet deri më 19 janar 2026.

“Vendimi është marrë për të garantuar kushte më të sigurta dhe më të rehatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit”, është bërë e ditur në njoftimin e shkollës.

Shkolla ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe stafin për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se fillimi i procesit mësimor ishte planifikuar të niste më 8 janar, por për shkak të vërshimeve pas reshjeve MASHTI mori vendim për shtyrje deri më 12 janar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

groenlanda miti i metaleve te rralla dhe pse nuk eshte zgjidhja e lehte per trumpin rreziqet e verteta rreth ishullit te ngrire 69638ea578ff3
Lajmi i mëparshëm

Groenlanda… miti i metaleve të rralla dhe pse nuk është zgjidhja e lehtë për Trumpin? Rreziqet e vërteta rreth ishullit të ngrirë

e mbani mend ish aktori i high school musical bie ne pranga ja akuza 696394f32f408
Lajmi i radhës

E mbani mend? Ish-aktori i “High School Musical” bie në pranga, ja akuza

Të fundit nga

ShkoLartë