“Mund të të shkatërrohet jeta nga e vërteta!” Kë po “paralajmëron” Ylli Limani? (FOTO LAJM)

min lexim

Këngëtari i njohur me origjinë nga Kosova, Ylli Limani, ka paralajmëruar se e vërteta mund të shkatërrojë jetën e dikujt.

Këtë koment Ylli Limani e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa kohët e fundit ka vendosur të rrijë larg vëmendjes dhe skandaleve e konflikteve.

“Mos tento kurrë t’i shkatërrosh dikujt jetën me një gënjeshtër, kur e jotja mund të shkatërrohet nga e vërteta”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Nuk dihet se kë po shënjestron Ylli, por nuk mund të themi se është një status i rastësishëm ose motivues për ndjekësit siç thonë zakonisht personazhet publike.

Pak ditë më parë në një intervistë artisti tregoi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

Mirëpo para pak kohësh “Panorama Plus” zbuloi se një vajzë e panjohur për publikun ka publikuar një video ku shfaqej krah artistit. Ata shiheshin së bashku në makinë teksa këndonin një nga këngët e Yllit që ende nuk është publikuar. Pas një hulumtimi në rrjetet sociale zbuluam se vajza quhet Elza Gashi dhe është një makeup artiste.

Dy ditë më parë Elza publikoi në Instastory një foto me çantën e Yllit duke shkruar “Dhuratë nga Ylli”. Teksa e ka rishpërndarë Ylli shkruan: “hehehehjojojo”.

Rrjedhimisht shumëkush mund të pyes veten se çfarë po ndodh mes tyre: lidhje, miqësi apo thjesht bashkëpunim?

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Latifi: Po fillon puna konkrete për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës

Story i radhës

Tragjedia në Tiranë, dy djemtë e mbytur në liqen ishin vëllezër

Të fundit nga