​Latifi: Po fillon puna konkrete për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka takuar sot ekspertin me renome botërore, Ruben Peralta, me të cilin biseduan për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. 

Ministri Latifi, tha se është shumë i lumtur që po fillon puna konkrete për realizimin e njërës prej objektivave kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës. 

Ai tha se me ekspertin me renome botërore, Perlata, është biseduar ecurin e tij të angazhimit për të ndihmuar MSh në kryerjen e vlerësimit të nevojave për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës. 

Krijimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencës, është njëra ndër shtatë shtyllat e prezantuara tashmë të ministrit Latifi, për transformimin e shëndetësisë së Kosovës. 

Ndërkaq, Ruben Peralta, tha se ndihet shumë i privigjuar, që i është dhënë mundësia, për të ndihmuar dhe angazhuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të dyshuarit për mashtrim gjatë blerjes së parcelave për ndërtim të centraleve fotovoltaike po merren në pyetje në Gjykatën Penale

Story i radhës

“Mund të të shkatërrohet jeta nga e vërteta!” Kë po “paralajmëron” Ylli Limani? (FOTO LAJM)

Të fundit nga