Muller: Muaji shkurt do të jetë sfidues pasi nis dhe Championsi

min lexim

Para pushimit dyjavor, skuadra e Bajernit nuk fali në Berlin duke marrë në shtëpi tri pikët. Fitorja 4-1 erdhi pas një loje mbresëlënëse të skuadrës kryesuese, e cila kaloi me sukses një pengesë jo të lehtë.

Thomas Muller ishte shumë i lumtur për këtë fitore duke thënë një ditë pas ndeshjes:

“Bëmë një ndeshje të mirë. Kishim shumë lojtarë cilësorë në repartin e sulmit, kjo na e bëri dhe më të lehtë fitoren.

E dimë që me Komanin, Gnabrinë dhe Sanenë, gjërat bëhen më të thjeshta në sulm dhe shumë më të vështira për kundërshtarin.

Pjesa e parë kishte një ritëm të lartë, shënuam dhe më pas morëm kontrollin e ndeshjes. Sigurisht që mund ta kishim evituar golin e pësuar në fund, por nuk mund të shkojë çdo gjë në favorin tonë. Kimish kishte ardhur në Berlin për të marrë tri pikët dhe këtë bëri. Tani mund të shplodhemi dhe të karikojmë bateritë për ndeshjet e ardhshme. Muaji shkurt do të jetë sfidues pasi nis dhe Championsi”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga humbja e peshës te përkeqësimi i shikimit, gjërat që mund t’i ndodhin trupit tuaj në dimër

Story i radhës

Sherr mes vajzave në Tiranë, 18-vjeçarja i ngul thikën vajzës tjetër dhe largohet

Të fundit nga