Sherr mes vajzave në Tiranë, 18-vjeçarja i ngul thikën vajzës tjetër dhe largohet

Një sherr mes dy vajzave ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku njëra ka përfunduar e plagosur me thikë në spital.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një 18 vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë një 20-vjeçare pas një sherri mes tyre duke e lënë të plagosur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë dërguar të renë e plagosur në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia, e cila po heton për zbulimin e shkaqeve të këtij sherri që për pak i kushtoi jetën 20-vjeçares.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Muller: Muaji shkurt do të jetë sfidues pasi nis dhe Championsi

Story i radhës

Në muajin nëntor 58.5 për qind e energjisë elektrike të konsumuar është nga prodhimi vendor

Të fundit nga

Drita i shkon Malishevës

Në fundjavë rikthehet Superliga, vëmendja në Malishevë Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në