mucunski ska garanci nga bullgaria se sdo te kete bllokada nese miratohen ndryshimet kushtetuese 6ac7dbe1b369b

Mucunski: S’ka garanci nga Bullgaria se s’do të ketë bllokada nëse miratohen ndryshimet kushtetuese

October 8, 2026
min lexim

Nuk ka garanci se, nëse Maqedonia e përmbush kërkesën për ndryshime kushtetuese, Bullgaria nuk do ta bllokojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky është rezultati i takimit njëorësh mes ministrit të Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, dhe homologes së tij bullgare, Velisllava Petrova Çamova, që u zhvillua në margjinat e takimit ndërkombëtar për Korridorin 8 në Sofje, kushtuar perspektivës evropiane të Maqedonisë. Mucunski, edhe pse takimin e quajti konstruktiv, megjithatë theksoi se nuk është arritur asnjë përparim dhe se edhe më tej kanë mbetur me qëndrime të kundërta.

“Qëndrimet tona janë absolutisht të qarta se interes strategjik edhe i Bullgarisë është që ne të ecim përpara në rrugën evropiane, por ne jemi një vend që ndër vite vazhdimisht ka pasur kërkesa bilaterale dhe sapo është mbyllur një kërkesë bilaterale, pastaj është hapur një e re. Pra, hy mosbesim ekziston, gjithashtu jemi fuqishëm të përcaktuar në qëndrimet se çështjet që lidhen me gjuhën, me identitetin, me historinë, me kulturën, nuk duhet ta rëndojnë rrugën tonë evropiane”, tha Mucunski.

Ministrja bullgare Petrova Çamova tha se ata e mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe se pret që të përmbushen detyrimet e marra në vitin 2022, ku parashikohen edhe ndryshimet kushtetuese.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është qartë i përshkruar përmes kritereve, në bazë të të cilave shtetet anëtare, sipas kushteve të pranuara në kornizën negociuese, marrin vendime. Asnjë shtet anëtar nuk mund t’i japë garanci asnjë shteti tjetër kandidat për vazhdimin e procesit. Por ajo që mund të japë është gatishmëria politike për t’iu përmbajtur detyrimeve të marra. Konsideroj se Bullgaria e ka treguar këtë gatishmëri dhe kjo është përcjellë qartë nga ana jonë. Kështu që, përmbushja e detyrimeve nga viti 2022 është rruga më e drejtpërdrejtë dhe e garantuar drejt perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Petrova-Çamova

Në pyetjen nëse në takim është hapur çështja e eshtrave mortore të Car Samoilit, Petrova Çamova tha se kjo nuk ka qenë temë e bisedës me Mucunski. Në takim është biseduar edhe për rastin e Iva Mihajllovës, e cila gjykohet për një aksident trafiku me pasoja vdekjeprurëse dhe e cila kërkon trajtim në Bullgari, me ç’rast është rënë dakord që persona mjekësorë nga Sofja të vijnë në vend për të kryer kontrolle.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kendall jenner dhe hailey bieber shijojne nje darke se bashku ne sushi park 6ac7d93b65828
Lajmi i mëparshëm

Kendall Jenner dhe Hailey Bieber shijojnë një darkë së bashku në Sushi Park

aziri nese shqiptareve u mohohet legjitimiteti atehere ckuptim ka vota e tyre 6ac7dd56abc17
Lajmi i radhës

Aziri: Nëse shqiptarëve u mohohet legjitimiteti, atëherë ç’kuptim ka vota e tyre?

Të fundit nga

PD largohet nga protesta, mbyllet tubimi para Kuvendit

Partia Demokratike ka mbyllur protestën e zhvilluar para Kuvendit, ndërsa pas përfundimit të tubimit protestuesit janë larguar nga zona. Protesta e sotme u zhvillua në kuadër të kundërshtimit të reformës territoriale. Ndërsa
ShkoLartë