mucunski ne sarajeve fokus ne bashkepunimin dypalesh mbeshtetje per rrugen euroatlantike te bosnje e hercegovines 6a26cca1bba84

Mucunski në Sarajevë, fokus në bashkëpunimin dypalësh! mbështetje për rrugën euroatlantike të Bosnje e Hercegovinës

June 8, 2026
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar një takim në Sarajevë me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm politik në të gjitha nivelet. Të dy palët vlerësuan se nuk ekzistojnë çështje të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, gjë që u cilësua si shembull pozitiv në rajon. Gjatë bisedimeve, siç njoftuan nga MPJ, u diskutua për situatën aktuale politike në rajon, procesin e integrimeve evropiane dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, i cili u vlerësua si interes strategjik si për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për vetë BE-në. Një nga temat kryesore ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, ku u theksua nevoja për forcimin e lidhjeve tregtare, organizimin e forumeve të biznesit dhe përmirësimin e lidhjeve të transportit, përfshirë edhe mundësinë e rikthimit të linjës ajrore direkte Shkup-Sarajevë. Po ashtu, u theksua rëndësia e stabilitetit dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe mbështetja për perspektivën euroatlantike të vendit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump shkruan histori do te ndjeke nga afer finalen e nba se 6a26c93092243
Lajmi i mëparshëm

Trump ‘shkruan histori’, do të ndjekë nga afër finalen e NBA-së

ikja e arsim zekollit lajm i hidhur per mbare kombin 6a26cdeec5ffb
Lajmi i radhës

Ikja e Arsim Zekollit lajm i hidhur për mbarë kombin!

Të fundit nga

“Kosova ndryshon veç kur ndryshon LDK”

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit, duke deklaruar se “Kosova ndryshon veç kur ndryshon LDK”. Përmes një postimi publik, Haziri
ShkoLartë