mucunski klein angazhim per vazhdimin e partneritetit rmv hungari dhe mbeshtetje per eurointegrimet 6ae5bfc0b593f

Mucunski-Klein: Angazhim për vazhdimin e partneritetit RMV-Hungari dhe mbështetje për eurointegrimet

October 31, 2026
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Andrash Klein.

Siç bën të ditur MPJ dhe TJ, në takim është shprehur kënaqësia për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve, të cilat në vitin 2025 u ngritën në nivelin e bashkëpunimit strategjik midis dy qeverive.

Njëkohësisht u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në fushat me interes të ndërsjellë.

“Theks i veçantë është vënë në rëndësinë e procesit të besueshëm dhe dinamik të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si nxitje e rëndësishme për stabilitetin, reformat dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim është shprehur pritje për mbështetjen e vazhdueshme hungareze për perspektivën evropiane të rajonit”, thonë nga ministria.

“Bashkëbiseduesit, mes tjerash shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar angazhimin e përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale globale dhe të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

demi lovato sfidon kohen fansat mahniten nga pamja e saj pas nje dekade 6ae5bf3366661
Lajmi i mëparshëm

Demi Lovato sfidon kohën, fansat mahniten nga pamja e saj pas një dekade

Të fundit nga

ShkoLartë