Muçaku: 90 kg në këtë lartësi është sfidë për këtë moshë 

Sporti i atletikës i ka të veçantat e veta në secilin disiplinë.

Agron Muçaku, ish atlet dhe aktualisht trajner, tregon specifikat e vrapimit me pengesa.

“Çdo sport i ka specifikat e veta, teknikën e vet, stilin vet. 

Në këtë aspekt edhe vrapimi me pengesa i ka specifikat e veta, teknikën e vet, por edhe stilin e veçantë. Në këtë foto prezantojë tekniken dhe stilin personal të fazës së kalimit-kapërcimit të pengesës së radhës. 

Faza e kalimit ka filluar afër 2 metra para pengesës. Shkëputja nga shtegu është bërë me këmbën e majtë (këmba e shtegut).

Ndërsa, kalimi i pengesës është bërë ne këmbën e djathë këmba sulmuese ose siç e quajmë në zhargonin atletikës këmba e plumbit.

Në këtë rast, trupi përkulet pak përpara me qëllim të kalimit më të mirë dhe më të shpejt të pengesës. Dora e majtë është përpara në koordinim me këmbën e djathtë, ndërsa dora e djathë ruan stabilitetin e trupit me këmbën e majtë. Rol të rëndësishëm luajnë vithet – ijet të cilat duhet mbajtur epiqendrën e trupit.

Në këtë foto mund të shihni që unë jam ngritur shumë më lartë se pengesa e cila është 92 cm.

Pra, sa i përket hedhjes dhe kalimit shihet që kam potencial të lartë të hedhjes dhe kapërcimit të pengesës. Në kontekst, duhet që në ushtrimet e radhës hedhja mos të jetë aq e lartë duke zbritur në nivelin afër pengese me qëllim te mos humbjes kohës për shkak të lartësisë së trupit.  Në analizë ka edhe elemente tjera për të detajizuar fotografin por mjafton me kaq. Vlen të theksohet bartja e 59 vjetëve dhe 90 kg në këtë lartësi është sfidë për këtë moshë, por për këtë e falënderojmë Zotin e Madhërishëm. 
Nëse kërcimet nga ura i fshajt i quajmë kërcime me stilin “Dallandyshe” atëherë, vrapimet me pengesa mund t’i quajmë vrapime me stilin ” “Antilopa” për shkak të lehtësisë dhe shpejtësisë së kërcimeve që bënë antilopa”,
ka shkruar Muçaku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Baba m’ka rre mu edhe nënën time, kam dashur me mbytë veten” – Magi flet me lot në sy

Story i radhës

4 muaj te Trauma, e reja keniane kalon komën, ndodhet në gjendje vegjetative! Flet mjeku dhe ish- prokurori

Të fundit nga

Reali nuk fal

Nuk ka histori, edhe në ndeshjen e dytë të  play-off-it të Euroligës, Real Madridi arriti një