Muaremi nuk ndihet fajtor për mos sekuestrimin e pronës së Koçanit

May 4, 2022
1 minut lexim

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, në intervistën për “Magzinën Ekonomike” në Alsat, thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi në rastin “Trust”, për të cilin është ngritur kallëzim penal ndaj tij.

Muaremi tregon se ka njoftuar Prokurorinë Publike se është duke kryer një hetim të ri të pavarur, për atë se kush e ngadalësoi konfiskimin e pasurisë të kompanisë Transmet.

“Së shpejti do të vërtetohet se si erdhi deri te falimentimi i Transmetit, kush janë aktorët kryesorë, që bënë të mundur që të krijohet ky panik, dhe prona e Transmetit të mos mund të konfiskohet. Dhe kjo nuk është e vërtetë, një pjesë e pronës, pra pasuria e patundshme e Transmet-it, tashmë është regjistruar në pronësi të shtetit”, tha Arafat Muaremi, drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare.

Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori.

Përveç Muaremit, ai akuzon prokurorët Artan Ajro dhe Gavril Bubevski se në rastin e biznesmenit Sead Koçan, i cili ishte pronar i kompanisë Transmet, duke mos vepruar, i kanë lejuar Koçanit të anashkalojë konfiskimin e pronës, të cilën e ka lënë hipotek bankare.

Me këtë shteti nuk mund të marrë as një cent prej 17 milionë eurove, pronë e cvila duhej të konfiskohet në rastin “Trust” të PSP-së./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri Bekim Sali takon ambasadorin kinez, Zhang Zuo, sigurohet ardhja e 30 veturave të ndihmës së shpejtë

Story i radhës

Shembet rruga në bulevardin VMRO në Shkup

Të fundit nga

Skenarët/ Nëse do të ndodhte një stuhi diellore

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një
ShkoLartë