Shembet rruga në bulevardin VMRO në Shkup

Në bulevardin VMRO pranë Postës së Maqedonisë, pasditen e sotme është shembur një pjesë e bulevardit, ku për pasojë është hapur një gropë.

Për momentin policia ka rrethuar hapësirën dhe korsia e tretë është plotësisht e mbyllur për qarkullimin, raporton nga terreni reporteri i TV21.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por ekziston rreziku që gropa të zgjerohet.

Rasti është raportuar në MPB. Për momentin nuk ka detaje për arsyen e hapjes së gropës në një nga bulevardet më të frekuentuara në Shkup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Muaremi nuk ndihet fajtor për mos sekuestrimin e pronës së Koçanit

Story i radhës

Xhevdet Hajredini: Nëse shkohet në zgjedhjet të parakohshme, nuk do të dihet sa e thellë do të jetë humbja e LSDM-së

Të fundit nga