​“Muaji i prindërimit” synoi ngritjen e vetëdijes së prindërve për rolin e tyre në 6 vitet e para të fëmijëve

min lexim

Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it ka përmbyllur “Muajin e prindërimit”, në të cilën janë mbajtur shumë aktivitete që si qëllim kryesor kanë pasur promovimin e rolit të prindërve në mirërritjen e fëmijëve. Po gjatë kësaj kohe, është lansuar edhe aplikacioni “Foleja” që i është dedikuar prindërve.

Përfaqësuesja e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim, Merita Shala tregoi për KosovaPress për të gjitha aktivitetet, gjatë gjithë “Muajit të prindërimit”, ku është folur për rëndësinë që kanë gjashtë vitet e para të fëmijës e që është përcaktuese për të gjithë jetën.

Shala: Qëllimi kryesor ka qenë që të rrisim vetëdijen e prindërve

“Në muajin qershor së bashku me UNICEF-in dhe parterët tanë Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim ka realizuar një mori të aktiviteteve të cilat kanë përfshirë, fëmijët, prindërit, dhe të gjithë të rritur e tjerë. Qëllimi kryesor ka qenë që të rrisim vetëdijen e prindërve për rendësin e jashtëzakonshme që kanë në këtë periudhë të jetës së fëmijë në gjashtë vitet e para, bashkë me prindërit rrisim vetëdijen kolektive shoqërore, vetdijëmarrëse sepse ajo çka ndodh në këto gjashtë vitet e para të jetese përcakton dhe është vetdijëmarrëse për mësimin e njeriut gjatë gjithë jetës së tij”, tha Shala.

Ajo u shpreh se me theks të veçantë janë mundur që të përfshijnë edhe baballarët për të dëshmuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në jetën e fëmijës.

Shala: Kemi përfshirë baballarët

“Ka pasur aktivitete të ndryshme, neve kemi siguruar që këto aktivitete mos të jenë thjesht aktivitete teorike por krahas tyre kemi siguruar dhe jemi përpjekur që prindërit të jenë aktiv të drejtpërdrejt në aktivitetet e tyre të përditshme. Ka pasur aktivitet të cilët kanë qenë të fokusuara vetëm në përfshirjen e baballarëve në prindërim dhe janë pritur shumë mirë nga baballarët në të gjitha komunat ku kemi qenë, njëkohësisht ka pasur aktivitete që janë realizuar me fëmijët nëpër institucionet parashkollore dhe sidomos në qendrat me bazë në komunitet, të cilat janë të krijuara dhe funksionojnë falë mbështetjes së UNICEF-it, dhe implementohet nga qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim”, ka treguar Shala.

UNICEF-i ka plasur një aplikacion të dedikuar për prindërit “Foleja”, ku mundëson çdo prindi të informohet për mirërritjen e fëmijës së tij, prej moshës 0-6 vjet.

Shala bëri te ditur se ky aplikacion është pa pagesë dhe me anë të vendosjes së të dhënave për fëmijën, prindi ka qasje në informacionet e trendëve të fundit. Aplikacioni shërben si mbështetës i prindërve në rrugëtimin e rritjes së fëmijëve të tyre.

Shala: Aplikacioni jep informacione të rëndësishme

“UNICEF-i e ka plasuar tashmë aplikacionin ‘Foleja’, është një aplikacion i dedikuar për prindërit, ky aplikacion ka bëre të mundur që çdo prindër kudo që të jetë nëpër Kosovë të këtë mundësin që në telefonin e tij apo në çdo pajisje tjetër teknologjike ta shkarkojë më shumë lehtësi dhe në të, me vendosjen e të dhënave për fëmijën prindi ka qasja në një mori të informacioneve prej trendit të zhvillimit tipik të fëmijëve, se si është duke u rritur fëmija i tyre, prej këshillave edhe të aspektit mjekësor, çfarë duhet të bëjë prindi kur fëmija ka një paqejf të vogël deri tek cilat janë aktivitetet më të përshtatshme për moshën e fëmijës. I sigurojnë prindërve, kujdestarëve, që duke bëre këto aktivitete, fëmija merre stimulin e nevojshëm dhe të plotë për t’u zhvilluar me potencialin e vetë maksimal”, ka theksuar Shala.

Aplikacioni është krijuar nga Zyra e UNICEF-it, mbështetur nga Zyra e BE-së dhe nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë.

Shala tha se janë duke bashkëpunuar edhe me organizata të tjera brenda Kosovës në mënyre që ky projekt mos të përfundoj këtë vite, por ti sigurojnë një qëndrueshmëri pasi sipas saj është një projekt që është në shërbim të të gjithëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Muslimani” i Enver Petrovcit fitoi çmimin kryesor në festivalin “Teatri shqiptar në RMV”

Story i radhës

Meta nderon flamurin amerikan në 246-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, takim miqësor me ambasadoren Kim

Të fundit nga