Mposhtja e sotme e Putinit dhe “putinizmit” do t’i sillte qetësi botës për shekujt në vazhdim?

March 1, 2022
min lexim

Perëndimi me politikën e tij të ndjekur pas rënies së murit të Berlinit,ka arritur që t’i afrohet Moskës deri në pragun e shtëpisë.Dhe jo vetëm kaq,por ka arritur që t’i hasmërojë vendet dhe popujt që deri dje jetonin nën një kulm.Hasmëria ka arritur deri në shkallën sa të themi kushtimisht vëllezërit e deridjeshëm po e hanë njëri tjetrin me mish e me kockë.Lufta aktuale ruso-ukrainase po shpërfaq urrehtjen deri në shfarosje të ish vëllezërve,që deri dje kishin jetuar siç e tham nën një kulm të përbashkët!Kjo luftë po tregon se ish vëllëzërit ishin urrejtur edhe kur kishin jetuar në bashkësi familjare, të imponuar nga vëllai i madh!

Dhe siç vijnë pamjet e tmerrshme nga betejat luftarake,tregojnë se këta dy popuj,kurrë më ama bash kurrl nuk do të mund të jetojnë nën një kulm,edhe nëse vëllai i madh(Rusia)e fiton këtë përballje.Sido që të përfundojë kjo përballje e tyre,edhe nëse njëri fiton e tjetri humbë,në fund të dy palët,në planin afatgjatë do të dalin të hummbur!

Ajo,që në këtë moment është tragjike për shoqërinë njerëzore është fakti se do të humbin shumë jetë të njerëzve të pafajshëm që në kohë të gabuar u ndodhën në vendin e gabuar!

Edhe nëse Putini i çmendur dhe ushtrija e tij arrijnë ta nënshtrojnë Ukrainën dhe popullin e saj,në fakt ajo ,pra Rusia do të jetë humbësja kryesore në planin e tashëm dhe atë afatgjatë!

Kjo luftë,gjatë këtyre gjashtë ditëve,tregoi dhe çdo ditë e kaluar po tregon se Rusia e Putinit nuk paska qenë as për së afërmi ajo që e proklamohej gjatë tërë kohës nga i çmenduri-PUTIN!

Shkatërrimi i arsenalit të tij ushtarak,nga ushtria dhe populli ukrainez;mbetja e tankseve të tij pa benzinë dhe derivate të tjera,si dhe mbetja e ushtarëve pa ushim po tregon bllofin e tij prej të çmenduri!

I përballur me një rezistencë të paimagjinueshme nga askush vetëm pak ditë më parë,Putini dhe ushtria e tij “e pathyeshme”nuk po dinë si të dalin nga katrahura që e krijuan vetë.Para se të mrrëshonin drejt Ukrainës,Putini dhe ushtria e tij kishin menduar se po shkonin në një vikend dy ditor,dhe nga atje do të ktheheshin si fitimtarë,por hasën në “gozhdën”e fortë ukrainase!

Nëse Perëndimi e lë Ukrainën nën “mëshirën”e Putinit do të bëjë gabim historik!Përveq ndihmave në armatim,në luftën e ndezur nga

Putini duhet dërguar edhe forca ushtarake,që së bashku me ushtrinë dhe popullin ukrainez të ia tregojnë Putinin vendin!Mbase ky është momenti historik që atij dhe të gjithëve si ai u ka ardhur fundi.Vetëm duke e mposhtur Putinin dhe “putinizmin”bota do të jetë e qetë në shekujt që vijnë!…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Largimi është “një rrezik i madh”, thotë banori i Kievit

Story i radhës

Poco X4 sjell kamër 108-megapiksel me një çmim të papërfillshëm

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë