MPJ Maqedoni do të shqyrtojë të gjithë të dërguarit nga viti 2006 e deri më sot

February 19, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se lidhur me deklaratat e fundit të Kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme rreth emërimit dhe dërgimit të diplomatëve në pozicionet më të larta në Ambasadat dhe Konsullatat e vendit, konfirmon se vitin e kaluar janë dërguar 20 prijës të Përfaqësive, 16 prej të cilëve diplomatë karriere nga Ministria që është 80% e të dërguarve.

Sipas tyre, profesionalizimi i diplomacisë mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe në periudhën e ardhshme, për çka janë ngritur disa iniciativa për të cilat opinioni tashmë është i informuar, duke përfshirë kështu edhe projektligj të ri për Ministrinë e Punëve të Jashtme me të cilin përqindja e detyrimit për të dërguar diplomatë do të rritet nga minimumi aktual prej 33% në 75%.

“Ndër iniciativat e tjera, pranë Ministrisë është ngritur një grup pune për të shqyrtuar të gjitha emërimet dhe dërgimet e Ambasadorëve dhe Konsujve të Përgjithshëm nga viti 2006 e deri më sot dhe do të përgatitë një analizë krahasuese.

Qëllimi i analizës është të verifikohen të gjitha detajet dhe rrethanat në të cilat ato janë dërguar si dhe cilësinë e kandidatëve që si personat e parë në PDK-ve e përfaqësojnë vendin jashtë. Pas përfundimit të analizës, ajo do të prezantohet para opinionit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“PD i ka një borxh të madh Shkodrës”, Basha: Premtoj politikë me një fytyrë njerëzore

Story i radhës

Mickoski: Më shumë se 1000 projekte kanë filluar në 100 ditë të pushtetit lokal

Të fundit nga

ShkoLartë