MPJ: Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë, bota duhet t’i përgjigjet Putinit

min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi Rusia mbrëmë vonë nisi t’i fusë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura.

MPJ thotë se Kosova qëndron me Ukrainën, ndërsa thekson se bota duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim.

Veprimi i fundit i Rusisë nxiti reagimin e mbarë botës. Edhe Shqipëria qe ndër vendet e para që reagoi mbrëmë pas situatës së tensionuar si kurrë më parë.
SHBA sheh përgatitje për një operacion të mundshëm zgjerimi nga ana e Rusisë, duke përfshirë ngarkimin e anijeve amfibe dhe pajisje ngarkimi për njësitë ajrore.

Një dekret i nënshkruar nga Putini të hënën, me të cilin u njohën dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainë, urdhëroi forcat e armatosura ruse të hynin andej.
SHBA-ja pret që trupat ruse të mund të lëvizin shpejt në Donbas për të ashtuquajturin mision “paqeruajtës”, ndërsa janë paralajmëruar sansione në një koordinim fillestar të Amerikës me Gjermaninë dhe Francën./express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Instagram ndryshon limitet ditore të përdorimit të aplikacionit

Story i radhës

“Përgjigju këtu”, Veliaj dhe Tabaku akuzojnë njëri-tjetrin për vila në Tiranë

Të fundit nga