Instagram ndryshon limitet ditore të përdorimit të aplikacionit

Në vitet e fundit Instagram dhe Facebook kanë ofruar një mënyrë për të parë sesa kohë shpenzoni në aplikacionet e tyre së bashku me një opsion për të vendosur limite.

Tani mesa duket Instagram ka rritur limitin ditor në 30 minuta nga 10 deri në 15 minuta që ka qenë më herët.

Konfigurimet në aplikacionin Facebook janë më ndryshe. Përdoruesit mund të zgjedhin limite që rriten me 5 minuta. Kur përdoruesi arrin limitin e përcaktuar, një njoftim shfaqet duke ju treguar të cilin mund ta injorojnë.

Kur u lançua ky funksionalitet, meta tha se ideja ishte që njerëzit të kishin më kontroll mbi kohën që shpenzojnë në aplikacione.

Nuk dihet pse Instagram ka rritur limitin por është një ndryshim që vjen në një moment që numri i përdoruesve aktivë në ditë të Facebook po bie. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse është kaq e vështirë për t’u bërë drejtësia në Shqipëri e Kosovë?!

Story i radhës

MPJ: Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë, bota duhet t’i përgjigjet Putinit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish