pergjigju ketu veliaj dhe tabaku akuzojne njeri tjetrin per vila ne tirane 6214c026c29e2

“Përgjigju këtu”, Veliaj dhe Tabaku akuzojnë njëri-tjetrin për vila në Tiranë

February 22, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Veliaj është pyetur lidhur me një pagesë 45 milion euro, që sipas kryetares së Komisionit Jorida Tabaaku është vendimi i përcaktimit të tarifës së dherave që i ka dhënë inceneratorit të Tiranës. Mes Veliajt dhe Tabakut ka pasur akuza të ndërsjellta, duke thënë se kanë vila në Tiranë.

Tabaku ka theksuar se programin buxhetor afatmesmes, nuk e ka landfillin e Sharrës, nuk e ka koncesionin e Tiranës dhe nuk ka asnjë nga shumat buxhetore që sipas saj Veliaj në kundërshtim me ligjin e ka angazhuar, duke i shtuar 45 milion euro koncesionarit të Tiranës.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Do të të mund në gjykatë. Për shpifje. Të nxori gjykata shpifëse. Apo kontraktori i vilës tënde. E di që je në ndërtim.

Tabaku: Je me vilë te kodra e diellit. Ju jeni në komision. Jam në hetim që nga 2005 për pasurinë. Nuk kam nevojë ta fsheh. Problemi është për ju në këtë komision.

Veliaj: Më lërë të flas. Është e pandershme.

Veliaj: Si ndërtuese ju keni interes. Nuk je rehat të djeg edhe për dherat.

Tabaku: Unë nuk jam ndërtuese.

Veliaj: Pse duhet të marrë vendim këshilli bashkiak unë që xhaxhai yt të hedh dherat.

Tabaku: Xhaxhi im ka vdekur. Familja ime është shumë e nderuar. Është përballë çdo organi hetimor.

Tabaku: Pse i ke dhënë 45 milion euro?

Veliaj: Je përfituese. Familja.

Tabaku: Po gënjen të të vijë turp. Po gënjen. 45 mln euro ia ke dhënë koncesionarit, përgjigju këtu. Këtu përgjigju.

Veliaj: Do bëhesh me tiroide.

Tabaku: Është ofendim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mpj kosova qendron me ukrainen kunder agresionit te rusise bota duhet ti pergjigjet putinit 6214bf7362666
Story i mëparshëm

MPJ: Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë, bota duhet t’i përgjigjet Putinit

taravari apo sela kush e merr bajrakun e opozites 6214c64422edc
Story i radhës

Taravari apo Sela, kush e merr bajrakun e opozitës?

Të fundit nga

Bellingham mund të dënohet me 12 ndeshje?

Te Real Madrid janë shumë të frikësuar se Jude Bellingham mund të dënohet me 12 ndeshje pezullim për kartonin e kuq të marrë në fundjavën e kaluar ndaj Osasuna-s. Arbitri i takimit,
ShkoLartë