MPB përfshihet në fushatën “Mendo dy herë”

December 4, 2024
min lexim

Shkup, 4 dhjetor – Interpoli ka filluar një fushatë të re për të rritur ndërgjegjësimin për kërcënimin në rritje të mashtrimit kibernetik ose financiar ndaj njerëzve, organizatave ose institucioneve.

Fushata “Mendo dy here” (Think Twice) në të cilën plotësisht përfshihet edhe Ministria e Punëve të Brendshme, përfshin një seri videosh të shkurtra që fokusohen në pesë nga kërcënimet më të mëdha në rritje në internet: sulme ransomware, sulme malware, phishing, mashtrimet AI gjeneruese dhe mashtrimet romantike.

Këto mashtrime të sofistikuara kanë qenë në rritje vitet e fundit, nga të cilat sulmet me ransomëare janë rritur me 70%, dhe sulmet malware me mbi 30% vetëm vitin e fundit, me rezultat që më shumë se 20% e punonjësve as që e dinë se ata ndoshta kanë një softuer malëare në kompjuterin e tyre.

Me sulmet e phishing që evoluojnë vazhdimisht dhe bëhen më të vështira për t’u zbuluar, kriminelët gjithashtu po shfrytëzojnë teknologjinë në avantazhin e tyre. Për shembull, ata përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese (AI) për të krijuar karaktere njerëzore ultra-realiste, duke mashtruar mijëra njerëz në mbarë botën përmes manipulimit të zërit, imazhit dhe tingullit.
Mashtrimet romantike janë gjithashtu në rritje, ku kriminelët kibernetikë përdorin profile të rreme në internet për të ndërtuar marrëdhënie dhe besim, përpara se t’i kërkojnë viktimës para.

“Mendo dy herë” bën thirrje për vigjilencë në botën digjitale, duke theksuar rëndësinë për tu ndalur, të shikohet  dy herë, duke promovuar rëndësinë e marrjes së vendimeve të mençura dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike në jetën e përditshme.

“Ashtu siç bota digjitale në të cilën jetojmë vazhdon të evoluojë, ne po shohim që mashtrimet në internet po rriten në nivelin e saj të sofistikimit, duke u bërë kërcënime të mëdha për njerëzit, organizatat dhe institucionet në mbarë botën. “Siguria kibernetike është një përgjegjësi e përbashkët dhe përmes hapave proaktiv mund të kontribuojmë në ndërtimin e një bote digjitale më të sigurt për të gjithë”, thekson Sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Valdesi Urkiza.

Fushata dy-javore për të rritur ndërgjegjësimin për online  mashtrimet  do të dërgohet në mediat sociale.
Fushata do t’i inkurajojë njerëzit të përdorin verifikimin personal (in-person)  dhe të kontrollojnë ndërveprimin e tyre digjital, veçanërisht kur hasin në link ose informacione të dyshimta. Qëllimi është që përdoruesit të fillojnë të ndërmarrin hapa të informuar dhe të kujdesshëm në internet, duke reduktuar kështu rreziqet që lidhen me kërcënimet si phishing, malware dhe mashtrimet në internet.

Hapat që reduktojnë rrezikun janë: Bërja e zgjedhjeve të kujdesshme dhe racionale, veçanërisht kur kemi të bëjmë me lidhje të padëshiruara, të panjohura ose të dyshimta, e-mail mesazhe dhe mesazhe.

Ndaloni për të vlerësuar vërtetësinë dhe besueshmërinë e përmbajtjes digjitale përpara se të ndërmerrni veprime
Verifikoni identitetet nëpër kanale të shumta ose jini të kujdesshëm ndaj të gjitha kërkesave, madje edhe nga njerëz “të njohur”.
Zbatimi i një kulture të sigurisë kibernetike në vendin e punës dhe mundësimi i njohurive mbi këto tema për të gjithë punonjësit
Kujdes kur krijoni miqësi dhe marrëdhënie në internet, veçanërisht kur përmenden paratë. Të informohemi vazhdimisht për taktikat në avancim të vazhdueshëm të krimeve financiare kibernetike që e bëjnë zbulimin e tyre shumë më të vështirë.

Sulmet @Ransomëare janë në rritje me një mesatare marramendëse prej 70% në 2023. Megjithatë, këto sulme, edhe pse janë shtuar në numër, kanë rënë në vëllim me një vlerë të reduktuar prej 20% në vitin 2024. Pra, “Mendo dy herë” (#ThinkTëice) dhe jepni prioritet sigurisë tuaj kibernetike, informohuni dhe siguroni trajnime të rregullta për të gjithë punonjësit me qasje në sistemet kompjuterike të kompanisë ose institucionale.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPB me detaje për tragjedinë e mbrëmshme në Shkup, ku bien nga lartësia e një banese një grua e moshuar dhe fëmija 9 vjeç

Story i radhës

Sulmet e Serbisë dhe mbështetja e Rusisë, koha për sanksione ndërkombëtare

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë