mpb ne aksion kunder shkeljeve me motocikleta dhe trotinete elektrike 178 gjoba ne vetem 5 ore 6a69d0e0a08f0

MPB në aksion kundër shkeljeve me motoçikleta dhe trotinetë elektrikë: 178 gjoba në vetëm 5 orë

July 29, 2026
1 minut lexim

MPB-ja njofton se gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 22:00, në territorin e Maqedonisë është zhvilluar një kontroll aksional për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë, me ç’rast janë ndëshkuar 178 drejtues.

Nga ata, 156 drejtues nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse gjatë ngasjes, ndërsa 13 drejtues janë privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Të gjithë kanë drejtuar mjetet pa patentë shoferi, ndërsa pesë motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimit të zhurmës së madhe.

Janë sanksionuar edhe 11 drejtues të trotinetëve elektrikë, prej të cilëve pesë për shkak të mosmbajtjes së jelekut reflektues gjatë drejtimit në kushte të shikueshmërisë së zvogëluar, sipas nenit 103-g.

Gjatë kontrollit janë shqiptuar masa edhe për 130 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekjet misterioze te elefanteve nxisin hetim urgjent ne kenia 6a69cd70c886d
Lajmi i mëparshëm

Vdekjet misterioze të elefantëve, nxisin hetim urgjent në Kenia

ministria e energjise subvencione prej 30 000 denaresh per kycje ne gaz 6a69d22cd1308
Lajmi i radhës

Ministria e Energjisë: Subvencione prej 30.000 denarësh për kyçje në gaz

Të fundit nga

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar ndalimin e importit në Shtetet e Bashkuara të robotëve humanoidë dhe robotëve me katër këmbë të prodhuar jashtë vendit, duke argumentuar se ato paraqesin “rreziqe
ShkoLartë