mpb maqedoni eshte arrestuar punonjesi i ntp se qe kercenoi se do te vendoste bombe 634fae9bacae8

MPB Maqedoni: Është arrestuar punonjësi i NTP-së që kërcënoi se do të vendoste bombë

October 19, 2022
1 minut lexim

Ministria për Punë të Brendshme informon se sot është arrestuar personi J.I, pasi i njëjti ka kërcënuar se do të vendosë bombë në autobusët e NTP “Shkupi”.

Nga MPB thonë se po bëjnë kontrolle anti-terroriste dhe se po i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Ditën e sotme zyrtarët e policisë ndaluan J.I. punonjës i NTP-së, pas një denoncimi të mëparshëm rreth orës 5 nga NTP, se nga emaili i tij në emailin zyrtar të NTP-së dhe në email-et e të gjithë drejtorëve, financave, shërbimeve ligjore dhe të tjera në NTP është kërcënuar se për shkak të mos marrjes së rregullt të pagave, ai planifikonte të vendoste bombë në një autobus të NTP-së, e cila do të shpërthente sot gjatë protestave. Po kryhen kontrolle antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ndryshe, sot në mëngjesi i gjithë qyteti i Shkupit është në kaos, pasi autobusët e NTP-së janë tërhequr nga qarkullimi.

MARKETING

RENT A CAR

sony lancon nje kontrollor te ri dualsense edge 634fae1c46928
Story i mëparshëm

Sony lançon një kontrollor të ri DualSense Edge

donjeta sadiku lufton sot per medalje evropiane 634fafc1a28e0
Story i radhës

​Donjeta Sadiku lufton sot për medalje evropiane

Të fundit nga

Fitore e madhe për Aston Villën

Aston Villa ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Aston Villa mundi Tottenhamin, me rezultat
ShkoLartë