MPB hap konkurs për pranimin e 600 policëve

June 6, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për pranimin e 600 policëve. aAfati për dorëzimin e paraqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke e llogaritur ditën e ardhshme pas publikimit të shpalljes publike (duke mos e llogaritur ditën e shpalljes).

“Kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jetë i moshës madhore, por të mos i ketë të mbushura 25 vjet nëse për herë të pare lidhë marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;- në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;- me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit;- të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm;- të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike;- me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;- të mos jetë anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike, dhe- të ketë të dhënë testin e integritetit”, thonë mes tjerash nga MPB.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Njerëzit kanë humbur mëse 1 miliardë dollarë kriptomonedha në mashtrime

Story i radhës

Zv/Ministri Bushi: MPB shpall konkurs për punësimin e 600 policëve të rinj

Të fundit nga

ShkoLartë