Zv/Ministri Bushi: MPB shpall konkurs për punësimin e 600 policëve të rinj

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se MPB nga sot shpallë konkurs për punësimin e 600 policëve.

Bushi me këtë rast fton të rinjtë që të konkurrojnë dhe të bëhen pjesë e policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi gjithashtu informon se kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– të jenë të moshës madhore, por të mos i kenë të mbushura 25 vjet nëse për herë të parë lidhin marrëdhënie pune në  vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;

– në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;

– me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit;

– të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm;

– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike;

– me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;

– të mos jetë anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike, dhe

– të ketë të dhënë testin e integritetit.

– është e nevojshme gjatësia trupore prej më së paku 175 centimetra (meshkujt), përkatësisht 165 centimetra (femrat)

– përgatitje të lartë fizike individuale.

Story i mëparshëm

MPB hap konkurs për pranimin e 600 policëve

Story i radhës

Tarifa e energjisë elektrike, KRRE do ta prezantojë analizën për reforma

Të fundit nga