Pesë persona nga fshati Batinci i Shkupit janë arrestuar, nën kallëzimin penal për “zhvatje”, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit njofton Ministria për Punë të Brendshme
Më datë 09.06.2022 nga punonjës policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme – Njësiti për Krime të Dhunshme, në procedurë të shpejtë është ngritur kallëzim penal ndaj tetë personave, për veprën penale “zhvatje” nga neni. 258 të Kodit Penal, përkatësisht J.K.(34), M.T (47), R.S (51), J.L.(46), E.C.(42), M.R.(32), S.R.(33) dhe B.R.(34), të gjithë nga fsahti Batincë, Shkup. Përkatësisht, më 08.06.2022 në SPB Shkup, një banor i Batincit ka raportuar se me datë 05.06.2022 rreth orës 20.30 në një kazino në fshatin Batinci, ku pas një debati të mëparshëm verbal me M.T. është thirrur nga J.K. dhe i ndaluar për një kohë të gjatë është sulmuar fizikisht me sende të forta nga disa persona. Ata e kërcënuan se do t’i zhvasin 50 mijë euro deri më 10 qershor 2022 dhe i konfiskuan automjetin e “Porsche Cayenne”, i cili kishte para dhe dokumente personale. Pas përcaktimit të identitetit të tetë autorëve të veprës, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB-së Shkup – Njësiti i Policisë Intervenuese, në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup, kryer bastisje në shtëpitë e tyre dhe J.K., M.T., R.S., J.G., E.C., dhe për M.R., S.R. dhe B.R. është lëshuar një fletarrest qendror. Pas kontrollit në afërsi të banesave të personave të ndaluar, në rrugën e vjetër për në fshatin Koliçan, është gjetur automjeti i konfiskuar . Nga gjyqtari i procedurës paraprake i J.K. atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa për katër të arrestuarit e tjerë është marrë masa sigurie.